Bota

Francë – Vazhdojnë protestat e “Jelekëve të verdhë”, por me pjesëmarrje më të ulët

Në javën e 7-të të protestave në Francë, “Jelekët e verdhë” sërish u mblodhën për protesta nëpër rrugë në qytete të ndryshme të vendit, ku pati edhe raste të dhunës me çrast u ndaluan 57 persona.

Gjatë protestave të “Jelekëve të verdhë” në Paris mes policisë dhe protestuesve u jetuan edhe tensionime të shkurta.

Drejtoria e Policisë në Paris njoftoi se në protesta në kryeqytet morën pjesë afërisht 800 persona, ndërsa numri i protestuesve në mbarë vendin ishte 12 mijë.

Në rrugën “Champs-Elysee” të kryeqytetit Paris në orët e mesditës u mblodhën për manifestime një pjesë e protestuesve. Këto protesta kaluan relativisht të qeta në krahasim me ato paraprake.

Qindra manifestues u mblodhën para godinave të shtëpive të ndryshme mediatike në qytet.

Mes protestuesve të cilët tentuan ti kalojnë barrikadat e policisë u jetuan përleshjet.

Në afërsi të qendrës tregtare “Beaugrenelle” policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Protestuesit gjatë marshimit nëpër sheshin Trocadero kërkuan dorëheqjen e Presidentit Macron duke hedhur slogane.

Policia bëri përpjekje për ti larguar protestuesit me qenë të policisë.

Ndërkaq gjatë protestave në qytetin Rouen mes policisë dhe protestuesve herë pas here pati përleshje.

Gjatë këtyre protestave policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit i vunë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave dhe dogjën portën kryesore të Bankës Qendrore.

Edhe në protestat e organizuara në qytetin Bordeaux, ku morën pjesë rreth 2 mijë e 400 protestues, policia ndërhyri ndaj protestuesve pasi ata hodhën gurë dhe shishe ndaj tyre.

Ndërsa në ngjarjet e dhunës në qytetin Amiens gjatë protestave u ndaluan 10 persona dhe gjatë protestave në qytetin Nantes u plagos rëndë një person.

“Jelekët e verdhë” në shumë rajone të vendit bllokuan rrugët.

Protestat e “Jelekëve të verdhë”, të cilat filluan më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike në Francë, që më vonë u kthyen në zemërim dhe rebelim kundër Presidentit Emanuel Macron, u bënë protestat më të dhunshme në vend gjatë viteve të fundit.

Demonstruesit, të cilët përbëhen prej personave të vendosur në zonat rurale për shkak të qirasë së lartë në qendrat e qytetit, kërkojnë përmirësimin e kushteve ekonomike nga Macron dhe administrata e tij.

Përveç kësaj, “Jelekët e verdhë” kërkojnë të pyeten përmes referendumit mbi çështjet dhe ligjet që lidhen ngushtë me jetën e tyre.

Gjatë këtyre protestave deri më sot kanë humbur jetën 10 dhe janë plagosur mbi 1 mijë persona, ndërsa janë ndaluar afërsisht 4 mijë e 341 të tjerë./ trt

OPINIONE