Francë – Zyrtarët të alarmuar nga numri i madh i financuesve të DAESH-it

Autoritetet franceze identifikuan 416 donatorë, të cilët kishin marrë pjesë në financimin e organizatës terroriste DAESH, theksoi të enjten prokurori i Parisit duke ngritur alarmin për një mikrofinacim të terrorizmit me shuma modeste, por të shumta…

Autoritetet franceze identifikuan 416 donatorë, të cilët kishin marrë pjesë në financimin e organizatës terroriste DAESH, theksoi të enjten prokurori i Parisit duke ngritur alarmin për një mikrofinacim të terrorizmit me shuma modeste, por të shumta.

Ndërkohë që po mbahet në Paris një konferencë për terrorizmin ndërkombëtar, François Molins zbuloi në “Franceinfo” se një operacion, në koordinim me shërbimet sekrete financiare, kishte mundësuar identifikimin në Francë të 416 donatorëve këto dy vitet e fundit.

Në rreshtat e të përditshmes “Le Parisien”, prokurori nënvizon gjithashtu se DAESH-i është financuar kryesisht duke përdorur dy drejtime.

Fillimisht bamirësia, dërgimi i parave për shoqatat me qëllime humanitare ose direkt anëtarëve të familjes që janë në vend; më pas plaçka e luftës, që do të thotë financimi nga aktet kriminale.

Shumë çështje, në të cilat prindërit janë të dyshuar për dërgimin e parave për fëmijët e nisur në luftë përkrah grupeve terroriste, janë në duart e drejtësisë dhe dënime për të tilla fakte po kryhen tashmë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne