Ju nuk keni shumë para, por megjithatë keni dëshirë për qiell të kaltër dhe ujë të freskët përgjatë verës? Ju dëshironi të zhyteni në një kulturë të njohur shumë pak, por epopetë gojore të së cilës janë më të lashta se IIiada dhe Odiseja e Homerit? (vetëm nëse Homeri nuk është shqiptar, siç besohet në librin e mrekullueshëm “Dosja H” të Ismail Kadaresë)? Ju nuk doni të dëgjoni të flitet anglisht dhe as frëngjisht?
Atëherë Shqqipëria, ky vend malor, shteti i fundit që i tha lamtumirë komunizmit pas rënies së murit të Berlinit, është një opsion shumë i mirë. Një udhëtim me minibus dhe taksi të vjetra Mercedes (marka më e përhapur) përmes 5 qyteteve verore të vendit.
Dhërmiu, një Saint Tropez, i jetueshëm
Vendasit e quajnë atë vijë bregdetare njëqind-kilometërshe që shtrihet nga Vlora deri në Sarandën e zhurmshme, si “Riviera shqiptare” dhe duan të thonë se Dhërmiu është Saint-Tropez i saj. Në fakt gabojnë, pasi Dhërmiu është shumë më tepër i frekuentueshëm. Pa dyshim aty ka klube nate dhe kafe, ku në të gjitha dëgjohet muzikë, aq sa kur merr peshqirin dhe shtrihesh në shezllon ke përshtypjen se të ka mbetur radioja mes dy kanalesh muzikore.
Bregu i Dhërmiut ka ndërkohë plot avantazhe, megjithëse tani për tani ai shfrytëzohet nga turistë rusë dhe italianë, dhe në pjesën më të madhe nga vendasit. Në Jal është ngritur një qendër zhytjeje, nëse largohesh edhe disa kilometra plazhet janë tërësisht të virgjëra, megjithëse rrallëherë të pastruara.
Po Dhërmiu i vjetër i ngritur si një ballkon mbi det? Ai përzihet aty këtu me ndërtime të kohëve të fundit. A ekziston një arkitekturë shqiptare? Arkitekti Hervé Loiselet, që ka restauruar disa nga shtëpitë e vjetra të Qeparoit të mrekullueshëm, preferon të flasë për arkitekturë ballkanase. Ajo është shumë e thjeshtë me ndërtime guri dhe portat e shtëpive nuk bien detyrimisht nga deti, por janë të orientuara nga drejtimi i erës apo ai i lindjes së diellit.
Një tjetër fshat i vjetër po i rinovuar është Kudhësi. Për të tërhequr turistët bashkia ka rikonstruktuar një kafe të vjetër të periudhës komuniste mbi një shesh të lashtë ku janë vendosur mbi mure parrulla në lavdi të diktatorit Enver Hoxha. Ajo mund të merret gjithashtu si një ironi e lehtë me një periudhë që ende e ka shenjuar shumë fort këtë vend.
Berati, qyteti me një mijë dritare
Cilët janë bektashinjtë ai sekt shumica e të cilit që prej fillimit të shekullit të XX jetojnë në Shqipëri, pasi u përzunë nga Turqia?
«Muslimanë që hanë mishin e derrit (por jo lepurin) që pinë alkool, që nuk i mbulojnë gratë dhe që cdo 22 gusht nisen për pelegrinazh në malin e Tomorrit” (2400 metra) për një super festë me pije dhe barbeque!» shpjegon Dritani gjithashtu bektashi.
Fakt i vecantë: Bérati, kështjella e të cilit është shpallur trashëgimi e UNESCO-s, megjithëse e banuar gjithë vitin, nuk ka asgjë të përbashkët me një qytet muze.
Kjo do të thotë që në shtëpitë e gurta, të ndërtuara në kurriz të njëra tjetrës dhe ngjitur me kisha bizantine që ngrihen përkrah xhamisë më të vjetër në vend, asgjë nuk i pengon banorët të jeojnë, të shkojnë në shkolla dhe të punojnë. Vetëm duhet pasur kujdes nga këpucët me taka për shkak të kalldrëmeve.
Sot është e vështirë të imagjinosh që qyteti që simbolizon paqen dhe tolerancën, në vitin 1997 ka qenë akoma i rrezikshën në kohën e të ashtuquajturës luftë civile që shpërtheu në Shqipëri.
Korça, le petit Paris
Eshtë qyteti më i këndshëm në Shqipëri, për klimën perfekte përgjatë verës, më festivja gjithëashtu me festën e birrës që zhvillohet në gusht, më intelektualja dhe natyrisht më parizjenia.
Përse Paris ? Sepse në 1916, me ndihmën e ushtrisë franceze qyteti u organizua si një shtet i vogël autonom dhe u bë republika e Korçë me një flamur që i ngjante sa atij francez edhe atij shqiptar. Po ashtu një vit më vonë aty u hap edhe Liceu Francez, i cili edukoi gjithë elitën vendase, përfshirë edhe të tmerrshmin Enver Hoxha. Në kujtim të kësaj france të vogël mund të vizitohen varrezat ushtarake, ose të pish një gotë në kafenetë ku dëgjohen shpesh këngët e France Gall, Aznavour, Jacques Brel et Françoise Hardy, përpara se të bësh një kthim në “l’Alliance française”.
Pogradec, për plazh
Nga dalin gjithë këta njerëz? Nga buron kjo turmë prej populli të thjeshtë e stolisur me perla të rreme me funde me pala për femrat dhe me kostume për meshkujt- kjo turmë që me të rënë nata ecën me një hap të vendosur dhe unanim nën tingujt e muzikës që luhet buzë liqenit, kur gjatë ditës plazhi i liqenit të Ohrit ishte bosh? Ndoshta ka pasur një festë dhe ne nuk e dinim? Ndoshta disa të tilla?
Shahistët vazhdojnë të luajnë ndeshjen e tyre, fëmijët vazhdojnë të zihen me zhurmë në buzë të liqenit, makinat e vjetra dhe të zhurmshe vazhdojnë të dëgjohen ngado dhe kur djelli i kuq fillon të zhytet mbi ujë, një tis gëzimi shpërndahet ngado.
Duhet thënë e vërteta: bregu shqiptar i liqenit të Ohrit i pa papërdorshëm, i boshatisur, i rrjedhshëm, fiton një lumturi me rrënien e mbrëmjes, pavarësisht papunësisë endemike që e ka shkretuar këtë rajon, njërin nga më të varfërit e vendit. Turma flet mes vetes me zë të lartë, përshëndetet dhe ecën, ecën, ecën në mënyrë festive dhe energjike.
Nëse merr me qira një biçikletë dhe vazhdon disa kilometra gjendesh përballë një ishulli të qetë ku uji i liqenit depërton në tokë. Ne jemi në parkun kombëtar të drilonit ku cifte të sapo martuar fotografohen në të njëjtën kohë. Mes një pylli të dentur gjenden disa restorante me këmbët në ujë dhe disa të tjerë shumë më tepër shik.
Marrë nga Liberation/ përkthimi lapsi