Frika e madhe që Delhi mund të bëj genocid në Kashmirin e pushtuar nga indianët!

Nga Dhu al-Hijjah

Qeveria e drejtuar nga BJP e Narendra Modi shfuqizoi sot statusin e veçantë kushtetues të Kashmirit të pushtuar nga indianët, pas një sulmi të që cënoi rëndë sigurinë në rajonin e diskutueshëm. Duke vepruar kështu, India shkeli kushtetutën e saj. Akti i paligjshëm u krye përmes një dekreti presidencial.

Neni 370 i kushtetutës indiane i jep Kashmirit statusin special ndërsa neni 35A ndalonjo- kashmirasit nga marrja e pronave në shtet. Vendosja e dhjetëra mijëra trupave shtesë në rajonin e trazuar dhe të pushtuar Indian, konkretisht në shtetin e Jammu dhe Kashmir ka ngjallur frikën se Delhi mund të jetë duke u përgatitur për një genocid në Kashmir. Shenjat janë ogurzeza. Shtetrrethimi ju është imponuar të gjithëve.

Udhëheqësit e Kashmirit, të të gjitha forcave politike, nga liderët pro-pavarësisë deri tek politikanët pro-indianë, të gjithë janë arrestuar dhe futur në burg ose janë vendosur në arrest shtëpie.  Të gjitha shkollat ​​dhe kolegjet janë mbyllur.

Mijëra turistë të huaj si dhe studentë indianë në Srinagar, kryeqytetin shtetëror, janë urdhëruar të largohen. Gjithashtu janë urdhëruar të largohen edhe 300,000 yatris (pelegrinë hindu).

Autoritetet lokale u kanë kërkuar njerëzve që të rezervojnë ushqim dhe ujë, si dhe lëndë djegëse nga frika se trupat pushtuese indiane mund të zgjasin shtetrrethimin e vendosur.

India tashmë ka 700,000 trupa në Luginën e Kashmirit, por çfarë e ka shkaktuar vendosjen e dhjetëra mijëra trupave shtesë duke përfshirë aeroplanët e forcave ajrore që fluturojnë mbi rajonin gjatë gjithë kohës?

Nga frika e reagimit të Kashmirit për këto ndryshime të paligjshme, të gjitha shërbimet e Internetit dhe telefonisë celulare në Kashmir janë mbyllur, për të parandaluar njerëzit të organizojnë mitingje dhe protesta kundër ushtrisë indiane dhe brutaliteteve shtetërore.

Syed Ali Shah Geelani, udhëheqësi veteran 89-vjeçar i Kashmirit ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij në twitter të shënuar “sos” duke u kërkuar njerëzve si dhe drejtuesve në të gjithë botën, të parandalojnë genocidin e planifikuar në Kashmir. Trupat pushtuese indiane kanë përshkallëzuar gjithashtu bombardimet përgjatë Linjës së Kontrollit në Kashmir që ndan të dy pjesët e shtetit ndërmjet Pakistanit dhe Indisë.

Më 4 gusht dy civilë u plagosën nga bombardimet indiane në anën pakistaneze dhe që nga 30 korriku, katër civilë janë vrarë në fshatrat kufitare të Azad në Kashmir. India gjithashtu ka nisur përdorimin e bombave prej kategorive të ndaluara ndërkombëtarisht.

Duke treguar një përmbajtje të madhe, Pakistani nuk është hakmarrë kundër një agresioni të tillë, por ka paralajmëruar se ka të drejtë ta bëjë këtë, nëse bombardimi përgjatë linjës së kontrollit vazhdon.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Pakistanit mbajti një mbledhje të veçantë më 4 gusht për të shqyrtuar këtë situatë. Në një deklaratë pas takimit thuhet se Pakistani do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur njerëzit, tokën dhe integritetin e tij.

“Media Kashmir”, i vlerësuar për raportimet mbi Kashmirin, raportoi se shtatë civilë u vranë në Kashmir nga trupat pushtuese indiane në rrethin e Kupwara më 4 gusht. Që nga viti 1989, trupat pushtuese indiane kanë vrarë më shumë se 94,000 njerëz në Kashmir. Gjithashtu, këto trupa kanë dhunuar rreth 11,000 gra dhe vajza.

Mijëra të rinj të kashmirit janë zhdukur. Zbulimi i varreve masive tregon për krimet e Indisë dhe mosrespektimin e plotë të jetës në Kashmir. Që nga viti 2016, trupat pushtuese indiane kanë nisur përdorimin e armëve në formë pilulash. K

jo ka bërë që mijëra fëmijë të verbohen. Organizata të tilla si Human Rights Watch, Amnesty International si dhe Komisioni i Lartë i KB për të Drejtat e Njeriut (UNHCHR) kanë dokumentuar krimet e shtetit Indian kundër popullsisë së pafajshme të Kashmirit. Raporti i fundit i UNHCHR u publikua në 8 korrik 2019.

Mediat perëndimore kanë raportuar për përshkallëzimin e fundit të tensioneve, si dhe frikën e një gjakderdhjeje masive në Kashmir.  Asnjë udhëheqës perëndimor nuk ka bërë asnjë deklaratë për të dënuar militarizmin dhe genocidin e Indisë në Kashmir.

Njerëzit e Jammu dhe Kashmir kanë luftuar për dekada të tëra për të mbajtur një referendum për të përcaktuar të ardhmen e tyre bazuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB. India pretendon se është “demokracia më e madhe” në botë por ajo ka frikë nga instrumenti më themelor demokratik: referendumi në shtetin Jammu dhe Kashmir.

Nën udhëheqjen e Modi, ajo është bërë një shtet fashist hindu, ku jo-hindusët – qoftë myslimanë, të krishterë, sikë apo të tjerë nuk janë të dëshiruar.

India dëshiron të rrëmbejë shtetet e Jammu dhe Kashmir por ajo nuk i do njerëzit e tyre. /gazetaimpakt/crescent/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne