Frika e sotme e Amerikës është dobësimi i hegjemonisë

Duke folur në Konferencën e 6-të Ndërkombëtare Horizonti i Ri të mbajtur në qytetin Mashhad të Iranit, mendimtari dhe strategu i famshëm rus, Aleksandër Dugin ka paralajmëruar në lidhje me John Bolton dhe Amerikën. Duke e quajtur Boltonin një djall, Dugin u shpreh: “Ai dhe ata që pajtohen me të e tërhoqën botën në luftë globale.”

Strategu rus i cili tha se: “Dobësimi i hegjemonisë së Amerikës dhe përparimi i botës në një drejtim multipolar përbëjnë frikën e sotme të këtij vendi, prandaj mendon se mund t’a shpëtoj veten nga kjo gjendje duke krijuar një atmosferë militarizmi dhe konflikti në rajonin e Lindjes së Mesme”, vazhdoi kështu: “Kombe dhe shtete të ndryshme në Siri, duke duke i bashkuar forcat, luftuan kundër ISIS-it të zbuluar dhe zhvilluar nga Amerika dhe Perëndimi dhe parandaluan Amerikën dhe Izraelin që t’a shqetësojnë Sirinë përmes ISIS-it.”

Dugin deklaroi se në politikën e re që Putini do të ndjekë gjatë presidencës së re, do të mbështet botën multipolare dhe se së bashku me vende të tilla si Irani dhe Kina do të kundërshtojë hegjemoninë e Amerikës.

Konferenca Ndërkombëtare Horizonti i Ri me temën “Jeruzalemi, kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës” po vazhdon në qytetin Mashhad të Iranit me pjesëmarrjen e dhjetëra figurave politike dhe kulturore nga vende të ndryshme të botës.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne