FRONTEX blindon nesër kufirin, Komisioneri: Dua t’u shoh në BE! Rama: Jemi të besueshëm

Duke nisur nga nesër i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të monitorohet nga 50 oficerë të FRONTEX . Objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve nga lindja dhe vendet e Afrikës Veriore që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-s, po ashtu edhe lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Në ceremoninë e zhvilluar paraditen e sotme te Pallati i Kongreseve kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është një partner i besueshëm për BE-në.

Ne do jemi në gjendje t’ju tregojmë miqve të BE-së fakte dhe prova të pakundërshtueshme, për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm“. Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se numri i shqiptarëve të paligjshëm në vendet e BE-së por edhe kërkesat për azil janë të papërfillshme. “Në 2018 e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në BE 27% më pak shqiptarë se një vit më parë, ndërsa kërkesat për azil janë ulur me 32% në gjysmën e parë të 2018 krahasuar me 2017. Falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem faktikisht emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme” tha ai.

Komisioneri i BE-se për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos nga Tirana u shpreh se dëshiron që Shqipërinë ta shikoj në familjen europiane, ndërsa u ndal edhe te objektivat e misionit, por shtoi se FRONTEX nuk e cenon sovranitetin e vendit. “Situata në Ballkan mbetet stabël me nivele në ulje të ardhjeve, krahasuar me tre vite më parë. Lëvizja pa viza është një arritje madhore që sjell të mira për të gjithë dhe duhet ta ruajmë. Skuadra e FRONTEX do të kryejnë kontrolle në kufi për të parandaluar kalime të paautorizuara dhe për të parandaluar krimin” tha ai.

Ministri i Brendshëm Sadër Lleshaj u shpreh se operacioni me FRONTEX do të forcojë sigurinë, pasi rojet nga 11 vende të BE-së do të kontrollojnë kufirin. Drejtori Ekzekutiv i Frontex-it Fabrice Leggeri shpjegoi si do të funksionojë misioni në Shqipëri. “Objektivi lidhet me një monitorim edhe më të mirë për sa i përket emigracionit te jashtëligjshëm, por edhe aktivitete të jashtëligjshme si trafiqe që zhvillohen në kufi. Ne do të nisim të kemi nga nesër ne terren 50 oficerë kufiri që vinë nga 12 vende anëtar të BE. Do të kemi edhe makina dhe pajisje teknike patrullimi” përfundoi ai. Kjo do të jetë hera e parë që Frontex do të kryejë një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së.

Ora 11:13

Rama: Shqiptarët, të dashuruar me BE-në, por nuk jemi naivë….

1558430081_1558428818rama.jpg

Në fund të fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët janë të dashuruar me BE-në, por jo naivë në këtë dashuri të verbër për BE-në që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE-së. “Ata që kanë ardhur nga jashtë sot dua t’u them që 93% e njerëzve mbështesin integrimin në BE. Nuk është arsye për të buzëqeshur me cudi se ne nuk jemi naivë në këtë dashuri të verbër për BE-në që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE-së. Ne jemi thjeshtë dhe vetëm pjesë e një territori që luftën nuk e ka parë thjeshtë në TV arkivat bardh e zi apo përmes filmave por e kemi pasur këtu 500 mijë shqiptarë nga Kosova këtu i solli lufta, ashtu si në gjithë këtë rajon viktima të panumërta ka bërë lufta në kohën kur në BE-në lufta konsiderohej një cështje e zgjidhur e të shkuarës falë BE-së. Me kënaqësinë e madhe që sot keni ardhur në një vend që 93% është i dashuruar me Europën  dhe me urimin që në Europë ta gjeni dashurinë për vetveten unë iu falenderoj shumë”.

Ora 11:11
Emigrimi i shqiptarëve në BE dhe azili, Rama: Shifra të papërfillshme

1558428963_rama9.jpg

Rama është shprehur se numri i shqiptarëve të paligjshëm në vendet e BE-së ka rënë me 27% sipas raportit të fundit të institucioneve të Brukselit, po ashtu edhe azilkërkuesit me 32%. Kreu i qeverisë theksoi se falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme. ‘Ne jemi të gjithë krenarë edhe për një tjetër faqe të historisë sonë, kur Shqipëria u bë i vetmi vend në Europë me më shumë hebrej pas luftës se para luftës, gjatë luftës hebrejtë migronin për t’u strehuar në Shqipëri. Asnjë hebre nuk humbi jetën dhe asnjë nuk iu dorëzua nazistëve. Ne jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një kohë ku duhet të japim kontributin tonë kundër emigrimit të paligjshëm në BE. Ky projekt sa ndihmë e madhe edhe sfidë prej ku vendi do të përfitojë në aspektin e reputacionit.

Emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve vijon që të bjerë në mënyrë të ndjeshme dhe bazuar në raportin e 2018 të KE-së, në 2018 e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në BE 27% më pak shqiptarë se një vit më parë, ndërsa kërkesat për azil janë ulur me 32% në gjysmën e parë të 2018 krahasuar me 2017. Falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem faktikisht emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme. E sigurt se vetëm bashkëpunimi mund ta bëjnë këtë sfidë komplekse të menaxhueshme. Me Kosovën realizojmë një menaxhim të integruar përmes pikave të përbashkëta të kalimit dhe faktikisht në Morinë që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes është reduktuar me 50% koha dhe është lehtësuar qarkullimi i mallrave në një proces që duam ta thellojmë edhe me vendet e tjera të rajonit.’

Ora 11:06
Rama: Falë jush i tregojmë BE-së se jemi partnerë të besueshëm

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=f5uES7or1ic?rel=0&loop=1]
Kryeministri i vendit, Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punës së FRONTEX me Shqipërinë ka falenderuar Komisionerin e BE-se për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos.
Rama deklaroi se pa përkushtimin e Avramopoulos nuk do të ishte arritur kjo marrëveshje.

Ndihemi vërtetë krena që bëhemi pjesë e një projekti  të rëndësishëm për Europën. Arsyeja tjetër është për faktin se jam këtu sot me një mik shumë të vjetër, që në disa role ka treguar me vepra një miqësi shumë të sinqertë ndaj Shqipërisë, Komisioneri e BE, Avramopoulos. Pa të edhe ky projekt zor se do të ishte imagjinuar dhe jo më realizuar. Do të doja ta falenderoj për praninë e tij dhe dedikimin ndaj një fushe që kur e mori detyrën mu duk sikur i kishin lënë një detyrë të minuar të BE. Por sot është bërë një progres i madh. Prania e të gjithëve ju në Tiranë për Patrullimin e kufijëve shqiptar nga FRONTEX është një tregues i mbështetjes së BE ndaj Shqipërisë. Në kuadë të vendit tonë si një vend kandidat për në BE dhe më pas pjesë  e BE. Falë jush ne do jemi në gjendje tju tregojmë miqëve të BE fakte dhe prova të pakundërshtueshme, për të qënë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm. Edhe pse në një përballje me migarcionin e paligjshëm dhe fluksin e emigracioneve. Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që bashkë me 50 trupa të agjencisë nga 11 vende anëtare përbën një arsye për të qënë të vetëdijshëm që të kemi sukses në këtë projekt. Ky bashkëpunim, Shqipëria kthehet në një kontributor edhe në luftën e krimit të organizuar pasi vendoset në një pozicion më të veçantë. Qoftë edhe në aspektin e përfitimit të drejtpërdrejtë.
Përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë për shkëmbime informacioni, analizës së rriskut dhe përballimit të flukseve migratore nga vende të treta. Shqipëria është përballur me një rritje të fluskeve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me 2017 dhe 26.5 % më shumë janar prill krahasuar me një vit më parë. Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë shihen si rrezik apo problem për arsye të traditës. Por jo shumë larg në kohë ka strehuar gjysmë milioni refugjatë lufte, pa i kërkuar askujtë asgjë.
” ka deklaruar kryeministri Rama.

Ora 10:52
Komisioneri Avramopoulos: Dua ta shoh Shqipërinë në BE (Objektivat e FRONTEX)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wKbP4TqAda4?rel=0&loop=1]
Komisioneri i BE-se për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos nga Tirana ku ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punës së FRONTEX u shpreh se dëshiron që Shqipërinë ta shikoj në familjen europiane, ndërsa u ndal edhe te objektivat e misionit. “Ky është operacioni i parë me një shtet jo anëtar i BE-së. Sot do të nisim dhe prezantojmë skuadrat e përbashkëta të rojeve. Kjo jo vetëm shënon një fazë të re mes BE-së dhe partnerëve të Ballkanit, por edhe një hap më tej drejt sfidave të sigurisë dhe emigracionit dhe ato që mund të përballim në vitet në vijim. Duhet të punojmë bashkë si fqinj dhe partner. Ajo që ndodh në Ballkan prek BE-në dhe anasjelltas. Siguria është në qendër të vëmendjes sonë për të bërë të sigurt migracion të rregullt na mundëson ne që të qëndrojmë një vend që ata në nevojë për mbrojtje të gjejnë strehë. Shqipëria është vendi i parë që BE po shkon përpara me këtë kapitull të ri.

Ky bashkëpunim është një burim krenarie si për Shqipërinë dhe BE-në dhe një hap i rëndësishëm që na bashkon. Situata në Ballkan mbetet stabël me nivele në ulje të ardhjeve, krahasuar me tre vite më parë. Marrëveshja do të na ndihmojë që zgjeron bashkëpunimin praktik dhe operacional, por edhe me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Lëvizja pa viza është një arritje madhore që sjell të mira për të gjithë dhe duhet ta ruajmë. Skuadra e FRONTEX do të kryejnë kontrolle në kufi për të parandaluar kalime të paautorizuara dhe për të parandaluar krimin. Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj, asnjë pikë dyshimi përsa i përket sovranitetit. Skuadrat mund të ushtrojnë detyrat nën instruksionin dhe praninë e autoriteteve shqiptare. Shpresoj që kjo marrëveshje të mbyllet edhe me vendet tjera të BE-së. Shpreh falenderimin për autoritetet shqiptare. Në pak ditë nga zgjedhjet europiane, nevoja për një familje europiane të bashkuar ka shumë rëndësi. Duhet të kemi marrëdhënie të forta me fqinjët mbështetur në ekuilibër në partneritet. Jam i lumtur që jam këtu për dy arsye, së pari shoh rezultatet dhe së dyti kam dashur gjithmonë ta shikoj Shqipërinë që të bëhet anëtare e familjes europiane” tha ai.

Ora 10:43
FRONTEX në Shqipëri/ Lleshaj: Rojet nga 11 vende të BE-së do të patrullojnë kufirin

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=f5uES7or1ic?rel=0&loop=1]
Ministri i Brendshëm Sadër Lleshaj u shpreh se operacioni me FRONTEX do të forcojë sigurinë në kufi për ndalimin e emigrantëve që synojnë të përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së. “Fillimi i operacionit shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Operacioni ka për qëllim rritjen e sigurisë së kufijve tanë. Cdo investim për më shumë siguri duhet të prodhojë më shumë liri. Angazhimi në fazën e parë të operacionit nga 11 vende të BE-së shpreh rëndësinë e madhe që i kushtohet atij. Rojet do të patrullojnë bashkë me shqiptarët për të arritur nivelin më të lartë. Personeli i shtuar, teknika moderne, standarde të reja në pikat e kalimit kufitar. Është shënuar edhe rritje e emigrantëve të parregullt që duan ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit, në 2018 ky numër u rrit mbi 6 herë, edhe gjatë këtij viti fenomeni ka vijuar të mbetet prezent. Me FRONTEX besojmë se do të forcojmë kapacitetet në krimin ndërkufitar. Ministria e Brendshme dhe policia janë të angazhuar për suksesin e plotë të operacionit që nisim sot dhe të interesuara për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit në luftën kundër krimit” deklaroi ai./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne