Fronti i luftës së re të informacionit të medias kryesore perëndimore: Guta Lindore

Parashtrimi i mediave kryesore perëndimore se qeveria siriane po vepron pa mëshirë ndaj viktimave civile në Gutën Lindore në kryeqytetin e Sirisë, Damask, si dhe lartësimi i veprimeve të terroristëve po hap rrugë për një luftë të re informacioni në rajon, të ngjashme me atë në Aleppo.

Ndërkohë që forcat qeveritare siriane u përpoqën të pastronin Gutan Lindore nga organizatat terroriste siq janë Ceyş’ül İslam (Ushtria Islame), Fetih al-Sham (ish Fronti El Nusra) dhe Ahrar uş-Sham, duke i’u referuar burimeve të lidhura me militantët, media perëndimore po vizaton një tabelë ku paraqitet se forcat qeveritare kanë masakruar civilët.

Kaveh Afrasiabi, ish këshilltar i ekipit negociator bërthamor të Iranit, në një deklaratë për Russia Today (RT), tha se duke vepruar së bashku, media perëndimore ka ofruar mundësi për terroristët që e mbrojnë qëndrimin e tyre të fundit duke u përpjekur që t’a shfaq qeverinë siriane si një njeri të keq.

‘IMAZHET PO PREGATITEN NGA VETË XHIHADISTËT’

Duke iu përgjigjur pyetjeve të RT-së, ish-ambasadori i Sirisë dhe Irakut në Angli, Peter Ford tha se imazhet janë pregatitur nga vetë xhihadistët dhe se për shkak të mungesës së luftëtarëve xhihadistë në ato imazhe, një ndjekës naiv mund të mendoj se civilët i ka bombarduar Assadi.

Para se forcat siriane të rrisin operacionet e tyre kundër xhihadistëve në Lindjen e Gutës, Rusia u përpoq të bënte një marrëveshje me organizatat terroriste për të ndaluar përdorimin e civilëve si mburoja të gjalla dhe për të siguruar që militantët t’i lënë armët.Por, militantët i refuzuan propozimet e Rusisë.

‘PROJEKTLIGJI PO I INKURAJON MILITANTËT PËR PROVOKIM’

Ndërkohë, pritet që Rusia të vëjë veton mbi projekt-vendimin e paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, projekt-vendim i cili parasheh një armëpushim 30-ditor në Siri. Vasiliy Nebenzia, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, duke e përshkruar projektin si ‘utopi’, theksoi se qasja ‘me qëllim propagande’ në kuadër të konfliktit vetëm po i inkurajon militantët që të vazhdojnë provokimet e tyre të armatosura.

‘VIKTIMA E PARË E LUFTËS ËSHTË E VËRTET’

Ndërsa Afrasiabi shtoi, “Siq thonë, viktima e parë e luftës është e vërtet”, shembujt më të freskët të kësaj fjale u panë në gazetat New York Times (NYT) dhe The Guardian.

Një lajmi NYT-së i bazuar në të dhënat e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), me qendër në Angli, afër opozitës siriane, e paraqiti Assadin si një njëri të keq i cili ka për qëllim vetëm që të masakrojë civilët dhe i akuzoi forcat qeveritare me barbarizëm.

The Guardian e ngjasoi Gutën Lindore me Srebrenicën

Ndërsa The Guardian i krahasoi zhvillimet në Gutën Lindore me masakrën e Srebenicës.

The Guardian që injoroi përpjekjet e Rusisë dhe Sirisë për zgjidhjen paqësore dhe sulmet e xhihadistëve nga Lindja e Gutës në kryeqytetin Damask, i akuzoi forcat qeveritare dhe trupat ruse me vrasje të civilëve.

EDHE AL JAZEERA I NDOQI HAPAT E MEDIAS KRYESORE

Edhe Al Jazeera me qendër në Katar u përfshi në fushatën dezinformuese të medias kryesore dhe pohoi se forcat siriane, të cilat marrin mbështetje nga avionët ushtarak rusë, bombarduan një enklavë dhe shkaktuan vdekjen e qindra civilëve.

Al Jazeera u bazua në ‘informacionet’ e Helmetave të Bardha të cilët e përshkruanin veten si “organizata të ndihmës” por që u zbuluan se kanë lidhje me organizatat terroriste.

‘KUR TERRORISTË MBESIN PA ZGJIDHJE PO FILLOJMË TË DËGJOJMË LAJME TË TILLA’

Ish diplomati amerikan Jim Jatras, i cili në një deklaratë për RT përkujtoi se media kryesore e përdori vazhdimisht këtë metodë në Aleppo, u shpreh: “Kur grupet e lidhura me Al- Kaidën mbesin pa zgjidhje dhe kur ushtria siriane i afrohet çlirimit të një rajoni, fillojmë të dëgjojmë tregime të frikshme për dhimbjet që i përjetojnë civilët. Disa prej tyre mund të jenë të vërteta dhe disa nuk janë, por asgjë nuk është shkruar rreth asaj se kush është terroristë, kush i kontrollon këto rajone dhe kush po ushtron presion ndaj popullit.

Guta Lindore është një nga katër zonat e reduktimit të tensionit të krijuar në Siri, si rezultat i bisedimeve në Astana. Sipas pretendimeve të Kombeve të Bashkuara, 400,000 njerëz gjendën nën rrethimin e forcave qeveritare në rajon. Nërsa, Rusia thekson se forcat qeveritare siriane janë sulmuar nga militantët në rajon.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne