Fronti Nusra ka kërkuar ndihmë tek Izraeli kundër Hezbullahut/ Përse u tërhoq Izraeli pasi kishte pranuar

Rhonda Ballance

Qendra e Infromacionit të Universitetit Abrahimik të Jeruzalemit ka publikuar një raport në lidhje me Luftën Arsel dhe heshtjen e Izraelit.

Raporti i publikuar si lajm nga Times of Israel nën titullin “Kujt i besoi Ebbu Malik el-Talli?” ka ngritur pyetjen se pse Izraeli ka qëndruar ‘neutral’ gjatë negociatave të fshehta me Frontin Nusra, gjatë së cilave kjo e fundit i ka kërkuar ndihmë kundër luftëtarëve të Hizbullahut.

“Ish-kryekomandanti i Frontit Nusra (në atë kohë, Tahrir el-Sham), Ebu Malik el-Talli ka qënë i vetëdjshëm prej disa javësh më parë tashm se Hizbullahu do të fillonte njësulm të gjërë dhe gjithëpërfshirës kundër prezencës së tij të theksuar në Arsel dhe Kalamun si dhe të gjithë fuqive të tjera të ndërlidhura me atë. Pikërisht për këtë arsye, ia kishte trasmetuar këtë informacion edhe Milis Kurmayisë së mbështetur dhe financuar nga Katari. Menjëherë pas kësaj, në Arsel erdhën forcat mbështetëse nëpërmjet rajoneve të shkretëtirës në Sirinë Lindore.

Megjithatë, El-Talli nuk u mjaftua me kaq. Nëpërmjet zyrës së Al-Nusrës në kryeqytetin e Jordanisë, Amman arriti të kontaktojë Tel Avivin. Në mesazhin që i dërgonte izraelitëve, ai i kërkonte Izraelit që menjëherë pasi të sulmoheshin nga Hizbullahu, Izraeli të lëshonte avionët e tij kundër ushtarëve të Hizbullahut.

Sipas el-Tallit, kjo do të ishte një mënyrë hakmarrjeje për gjakun që ushtarët izraelitë derdhën gjatë luftës së verës së vitit 2006 (Luftës së Dytë të Libanit).”

Në vazhdim të artikullit vijohet si më poshtë: “Në ditët në vazhdim, përfaqësuesi i Al-Nusras në Jordani mori një përgjigje pozitive nga Kryetari i Ushtrisë së Izraelit, Avigdor Liberman dhe i konfirmoi Liberman El-Talliit se gjatë sulmit që po afrohej do të kishte mbështetjen ajërore të Izraelit. Megjithatë, ngjarjet nuk rrodhën siç dëshirohej.”

Paralajmërimi i Hizbullahut

“Të shtunën e 8 korrikut, ambasadori i Gjermanisë në Tel Aviv nxitoi të kërkonte një takim me Liberman për t’i dërguar atij një letër të firmosur nga vetëZigmar Gabriel, në rolin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në letër gjendeshin informacione në lidhje me një takim mes njërit prej udhëheqësve të Hizbullahut me ambbasadorin gjerman në Izrael. Hizbullahu e kishte paralajmëruar në mënyrë të hapur dhe qartë që të mos ndërmerrte asnjë veprim për të mbështetur Frontin al-Nusra në Arsel dhe Kalamun. Sipas këtij burimi bëhet me dije se: ‘Hizbullahu kërkon ta zhdukë Al-Nusran nga territoret e Libanit Lindor. Nëse Izraeli nërhyn gjatë këtij sulmi, atëherë kjo ndërhyrje do ta të lexohet si një shpallje lufte nga ana e Izraelit dhe se Hizbullahu do t’i përgjigjet si të këtillë.

Hizbullahu ka për qëllim që t’i pastrojë territoret e shtetit të tij nga terroristët dhe nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të fituar kontrollin në këto territore. Nëse Izraeli ndërhyn në favor të terroristëve, do të përballet në mënyrë të papapritur me milicitë tona. Tashmë nuk jemi më në verën e vitit 2006, por jemi në verën e vitit 2017 dhe Hizbullahu i sotëm është shumë më i ndryshëm se Hizbullahu i atëhershëm. Raketat e Hizbullahut nuk do të lënë pa arritur asnjë pjesë të territorit të Izraelit.’

Times of Israel ka kuotuar edhe fjalët e komandantit të Hizbullahut: ‘I nderuar ambasador, Hizbullahu gëzon një respekt të thellë për shtetin tuaj. Përpara se Izraeli të ndërmarrë ndonjëveprim i cili nuk mund të ketë kthim pas çoojeni në vend detyrën tuaj dhe informojini ata që të qëndrojnë larg një katastrofe të këtillë.’

Në gazetë janë publikuar lajme që bëjnë me dije se më 9 korrik këshilli i sigurimit të Izraelit u mbodh në një mbledhje dhe urgjentisht studiuan me kujdes letrën e Hizbullahut dhe më pas ‘me votë unanime morrën vendimin që të pezullonin planin për të mbëshhtetur Frontin Nusra në Arsel dhe ta linin terroristin Ebu Malik el-Talli të përballej i vetëm me fatin e tij.’

Burimi : Medya.Ş./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne