Fshati ku shqiptarë e serbë luajnë bashkë mbrëmjeve dhe irritimi i Novicës: Në vend të hapin vende pune, na flasin për kufijtë!

Në këtë kafene në fshatin Leran të Preshevës, shqiptarë dhe serbë takohen çdo mbrëmje për të luajtur një lojë turke, si domino.

Të intervistuar nga Deutsche Welle, ata tregojnë se midis tyre ka vetëm miqësi, që nga lindja e tyre dhe nëse politikanët “e mëdhenj” do të duan ta shkëmbejnë Preshevën, atëherë, ata do të shkëmbejnë vetëm shtëpitë midis tyre, t’ia japin njeri-tjetrit me firmë, siç tha me humor banori serb i fshatit.

“Kam gjithë jetën me shqiptarë. Jam lindur mes shqiptarëve. Prandaj nuk e kuptoj se çfarë do të na pengonte të uleshim bashkë, thotë Novica Mihajlovic. – Nuk gjej asnjë arsye pse të mos ulem me këta njerëz. Ne ulemi dhe kalojmë kohë me njeri tjetrin. “
Ndërsa Xhavit Mehmeti tha: “Urrejtje mes nesh, jo vetëm në fshatin tonë, nuk ka pasur. Urrejtje mes nesh nuk ka pasur.”

Dhe pas tij, ka folur sërish Novica: “Në vend që të hapin vende pune, ata mendojnë për kufijtë. Kam miq shqiptarë nga një fshat ku shkojmë për gjueti. I thashë sot një serbi atje nga Presheva.

Nëse vendosin të shkëmbejnë Preshevën, atëherë …shkëmbeni shtëpitë! Prano menjëherë dhe firmos një kontratë për shkëmbimin e shtëpive, në mënyrë që të mos ta marrë dikush tjetër shtëpinë tënde,” tha ai gjysmë me humor dhe gjysmë seriozisht./ dw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne