Fuat Oktay bëri të ditur se Turqia nuk do të hezitojë të hedh çdo hap në Mesdheun Lindor

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay bëri të ditur se Turqia nuk do të hezitojë të hedh çdo hap për të mbrojtur të drejtat e saj dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në rajonin e Mesdheut Lindor.

Në fjalën e mbajtur në Konferencën e 1-rë Ekonomike të Forumit të Dhomës Tregtare Turqi-RTQV të mbajtur në një hotel në pjesën turke të Qipros, Ndihmëspresidenti Oktay shprehu kënaqësinë nga prania në RTQV dhe pjesëmarrja në konferencën historike, e cila është e para për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke nënvizuar se ata vazhdojnë të punojnë krah për krah me RTQV-në për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe se shpresojnë të gjejnë një zgjidhje të drejtë të bazuar në diplomacinë në ishull pavarësisht negociatave të pafrytshme që kanë vazhduar për më shumë se gjysmë shekulli, Oktay tha: “Baza e zgjidhjes, paqes dhe stabilitetit në Qipro qëndron në forcimin ekonomik dhe social të Republikës Turke të Qipros Veriore dhe mirëqenien e popullit turk qipriot. Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë që RTQV-ja të ketë një strukturë të vetë-mjaftueshme ekonomike konkurruese dhe të qëndrueshme në përputhje me kushtet globale. Në përputhje me këtë objektiv, janë kryer shumë studime të përbashkëta dhe janë zbatuar plane veprimi. Janë hedhur firmat në projektet e rëndësishme për të përmirësuar standardet e jetesës së turqve qipriotë”.

“Bashkëkryesuesit e Dhomës Tregtare Turqi-RTQV nuk duhet t’i ndjekin mundësitë vetëm për investimet e përbashkëta me Turqinë, por edhe me partnerë të tretë”, bëri të ditur Ndihmëspresidenti Oktay ndërsa shtoi se “Turqia është e angazhuar t’i mbrojë deri në fund të drejtat politike, ekonomike dhe të gjitha të drejtat tjera të turqve qipriot. Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çdo hap për të mbrojtur të drejtat dhe interesat platformës tonë kontinental në Mesdheun Lindor dhe të drejtat dhe interesat e RTQV-së rreth ishullit të Qipros. Ata që hedhin shkelin të drejtat legjitime të Turqisë dhe të RTQV-së në rajon, të cilën përpiqen ta neglizhojnë Turqinë, kurrë nuk do t’ia arrijnë qëllimit. Aktivitetet eksploruese e anijes tonë të parë të sondazheve “Fatih” dhe nisja e anijes së re të sondazheve “Yavuz” në drejtim të kësaj zone janë tregues për vendosmërinë tonë në këtë çështje. Ne do të vazhdojmë aktivitetet tona me këtë vendosmëri”.

Në kuadër të kontakteve të tij Fuat Oktay gjithashtu u takua me Kryeministrin e RTQV-së, Ersin Tatar.

Në agjendën e takimit ishin tensionet dhe marrëdhëniet ekonomike në Mesdheun Lindor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne