Fuga: Nuk keni ujë? Pini coca cola!

Akademiku Artan Fuga, ka kritikuar nëpërmjet një statusi në Facebook, rritjen e çmimit të ujit, duke sulmuar disa faktorë për këtë vendim. Sipas tij, shkalla e e amoralitetit politik, shkalla e korruptimit politik nga administrata, paaftesia e opozites per veprim politik apo numri i militanteve gjoja protestues, janë disa prej arsyeve që vendimi për rritjen e çmimit të ujit u miratua.

Postimi i plotë

Cmimi i ujit.

——–
Cmimi i ujit qe pime, lahemi, perdorim neper dushe,WC, bejme supen, taratorin, dhallen, dje u percaktua nga:

Shkalla e amoralitetit politik brenda nje grupimi keshilltaresh, pra atyre te LSI.

Shkalla e korruptimit politik nga administrata.

Marredhenia e bashkise me mediat.

Numri i militanteve gjoja protestues te shkallen e bashkise.

Paaftesia e opozites per veprim politik.

Etj. dukuri jo ekonomike.

E kuptoni o njerez se ne cfare derexhejeje ka arritur menaxhimimi i hapesira et urbane???

Ekonomia dhe administrimi nuk percaktohen nga nevojat tona, nuk drejtohet nga logjika ekonomike, por thjesht nga trafiqet e influencave politike dhe nga humori i individeve qe as i njohim as na njohin, as i kemi zgjedhur as na perfaqesojne.

Por, vazhdoni flini, beni gjumin e vapes dhe blini ujin ne dyqan se ai eshte cmimi i vertete i ujit qe na kane hedhur si dush i ftohte mbi koke kryetaret e bashkive ne keto njezet vjet.

Flini dhe votoni me gurmazin te thare nga etja!

Nuk keni uje? Pini coca cola!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne