Fundi i telenovelës/ Vrasësi i supozuar i Doshit, Durim Bami lihet i lirë

Një telenovelë dhënë në mënyrë figative pasi çështja për atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit pati një vemendje të madhe dhe zgjati në kohë për afro tre vite. Tashmë Gjykata ka vendosur që vrasësi i prezomuar, Durim Bami nga Fushë Kruja të lihet i lirë. Theksojmë se ai mbahej me masë sigurie një herë “arrest me burg” dhe 2 vitet e fundit me “arrest shtëpie”.

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka shuar masën e sigurisë ndaj Durim Bamit. Vendimi për pushimin e masës së sigurisë është dhënë nga gjykatësi Bledar Abduallai. Durim Bami akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim me Mark Frrokun e Tom Doshin, për atentatin e pretenduar ndaj deputetit Doshi.

Dosja qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë. Gjithë kjo amulli është krijuar për shkak të dispozitave kalimtare dhe kompetencave lëndore të gjykatave aktuale deri në krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion.

Kujtojmë se në vitin 2015 Tom Doshi doli publikisht dhe dha se kishte zbuluar vrasësin e tij me pagesë Durim Bamin që po sipas tij ishte paguar nga Ilir Meta për ta hequr qafe. Sipas Prokurorisë, tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin (Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami) kanë krijuar prova të rreme me qëllim për të përbaltur Metën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne