Fundoset brenda natës kati i parë i hotelit në Durrës, pamje si ishte dhe si është

Hotel Lubjana në Durrës pëson një tjetër shtrembërim, siç shihet kati i pari, është fundosur ndërsa pjesa tjetër qëndron e anuar.

Hoteli deri mbrëmjen e djeshme ka qenë pa shtrembërime, përveç çarjeve nëpër mure. Në fotot e mëposhtme shihet se si ka qenë deri mbrëmjen e djeshme, dhe si është mëngjesin e kësaj të enjteje.

Deri më tani raportohen 40 viktima, dhe mbi 650 persona të plagosur.


(Hoteli Lubjana mbrëmjen e djeshme, para shembjes së katit të parë)

(Hotel Lubjana mëngjesin e sotëm, është fundosur kati i parë)
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne