Fundosja e ISIS dhe shqetësimi i Izraelit

Fitoret e njëpasnjëshme të ushtrisë dhe forcave të rezistencës në Irak dhe në Siri në luftën e tyre kundër ISIS megjithëse është lajm i mirë për banorët dhe të evakuuarit të cilët kanë shpëtuar nga krimet e ISIS dhe të grupeve terroriste, mirëpo fundosja e këtij grupi terrorist takfirist ka hidhëruar mbështetësit e tij.

Regjimi sionist, i cili shpresonte në shpërbërjen e Irakut dhe Sirisë gjatë viteve të fundit, nën kontrollin e ISIS-it, tani e ka të qartë se kjo ëndërr nuk do të realizohet dhe për këtë ka shprehur shqetësimin për shkatërrimin e ISIS-it. “Ne e kundërshtojmë fuqimisht vendosjen e Iranit dhe aleatëve të tij, si Hezbollahu në Siri”, tha kryeministri Benjamin Netanjahu. Në një fjalim në Ashdod të dielën kryeministri sionist tha: “ISIS ka dalë, Irani ka ardhur, këtë nuk do ta lejojmë “; Ne bëjmë gjithçka që na nevojitet që të mbrojmë tokën tonë”. Nuk është e papritur të dëgjosh të tilla deklarata nga udhëheqësit e regjimit kriminal sionistët të cilët territorin Palestinez të Okupuar e konsiderojnë si atdhe të tyre dhe që ekzistenca e tyre është në bazë të krimit dhe okupimit. Por ajo që përcjell ky shqetësim është ngjashmëria e sjelljes së ISIS-it me sionistët në vrasjen dhe masakrimin e grave dhe fëmijëve për të dominuar dhe sunduar rajonin. Ngjashmëritë kanë treguar se fenomeni i terrorizmit takfirist ISIS në botën myslimane, është një produkt i përbashkët i Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe regjimit sionist. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite, në bashkëpunim me disa shtete rajonale, krijuan ISIS dhe grupe terroriste për t’i ndihmuar ata që të arrinin qëllimet e tyre, përfshirë dobësimin e rezistencës dhe ndarjen rajonale. Ky projekt tani ka dështuar.

Fakti është vërtetuar edhe nga deklarata e gjeneral Husein Selami, zv/komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare (Sepah) i cili në një bisedë me kanalin e parë të Televizionit të Iranit tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë nevojë për një forcë për të menaxhuar dobësitë e tyre dhe për të krijuar konflikte fisnore dhe ndasi midis Shiitëve dhe Sunitëve. Në të vërtetë, shqetësimi i Izraelit për shkatërrimin e ISIS-it është se me fundosjen e këtij grupi terrorist takfirist i erdhi fundi një situate të artë që e lejoi Izraelin të ndjekë qëllimet e tij pa ndonjë ndjeshmëri dhe me mendje të fjetur. Por tani nuk ka dyshim se ISIS do të eliminohet së shpejti dhe Izraeli duhet të mendojë për t’iu përgjigjur krimeve të tij kundër popullit të shtypur palestinez. Në këto rrethana, regjimi sionist ka paralajmëruar për praninë e Iranit në zonat ku grupi terrorist ISIS ka humbur kontrollin. Këto deklarata janë një lloj ri-leximi i skenarit që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë thurur së bashku për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe devijimin e tij nga kërcënimet reale në rajon. Natyrisht, udhëheqësit e regjimit sionist duhet të shqetësohen tani për shkatërrimin e ISIS-it, sepse Siria, pa ISIS, do të kthehet në një makth për ta./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne