Ish-këshilltari për siguri kombëtare në ish-qeverinë e Amerikës, të shtunën deklaroi se qëllimi i presidentit amerikan nga sulmi raketor në Siri, ishte vetëm tërheqja e vëmendjes së mediave.
Ben Ruds, Ish-këshilltari për siguri kombëtare në qeverinë e mëparshme të Amerikës, të shtunën tha se qëllimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës, nga urdhri për kryerjen e sulmit raketor në Siri ka qenë vetëm tërheqja e vëmendjes së mediave. Ben Ruds në faqen e tij në Twitter ka shkruar: “Kurrë nuk duhet të mendojmë se bombardimi i një vendi tjetër është metodë e thjeshtë për krijimin e një transmetimi mediatik pozitiv brenda në vend”. Ish-këshilltari për siguri kombëtare në ish-qeverinë e Amerikës këtë deklaratë e ka shkruar në përgjigje ndaj një raporti të gazetës “New York Times”. Në përgjigje të një artikulli tjetër të publikuar në “Washington Post” në të cilin thuhet se sulmin e Trump në Siri e kanë pëlqyer mediat, Ben Ruds ka shkruar: “Ndalni dhe mendoni për motivet të cilat krijohen për Trump që të kryej ndonjë sulm tjetër ushtarak”./ PT