Furra 200 vjecare në Prizren, mahnit me specialitetet për Ramazan (Video)

Eshtë furra më e vjetër në Prizren, që familja Çollaku e trashëgon prej rreth 200 vitesh.

Kjo furrë historike që daton që nga koha e Perandorisë Osmane specialitet për muajin e shenjtë të Ramazanin ka pitajkat dhe simitet.

Qytetarët presin në radhë për t’i marrë pitajkat të nxehta, edhe nëse koha është me shi.

“Presim rend shumë, brumin e kanë të mirë, qesin edhe simita”, shprehet një qytetar, i cili po priste në radhë për të marrë pitajkat e nxehta.

Trashëgimtari i furrës së vjetër në Prizren, tregon për RTV Dukagjinin, traditën e biznesit të tij familjar.

“Në muajin e Ramazanit, mbasdite zakonisht punojmë me pitajka dhe simite. Simiti është traditë vetëm e Prizrenit, nuk e kanë qytetet tjera. Pitajkën shkojnë mirë, 300 deri në 500 shiten, varet prej ditës”, shprehet Hajdar Çollaku, pronar i një furre në Prizren.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne