Furtuna pas “shëtitjes” në bllok të Dritan Dajtit, emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve i cili do të zëvendësojë në këtë post ish-drejtorin e shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë, Bardhyl Kaçorrin.

Në krye të burgjeve është caktuar Enver Levani, një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, me 16 vite eksperiencë në këtë sektor.

Ai ka një një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njësie deri tek shef seksioni.

Kaçorri u shkarkua pak muaj më parë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pas furtunës që shkaktoi “shtëtitja” në Bllok e Dritan Dajtit./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne