Shqiperia

Furtunë në Prokuroritë e rretheve, kryeprokurorja e përkohshme pritet të lëvizë prokurorët në vend

Me largimin e Adriatik Lllallës dhe ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pritet që ky institucion dhe prokuroritë në rrethe të përfshihen nga një valë lëvizjesh dhe ndryshimesh të drejtuesve. Tre drejtorë të rinj pritet të emërohen në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet do të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe drejtuesit i prokurorive në rrethe, listën me emrat e kandidatëve të mundshëm ka arritur ta sigurojë Newsbomb.al:

Një Drejtori e re do të të krijohet, ajo se Studimeve, në krye të së cilës do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e kryeprokurorit. Në Drejtorinë e Gjyqësorit do të jetë prokurori Artur Selmani ndërsa Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të drejtohet nga Anton Martini dhe ajo e Tiranës nga Besnik Cani.

Përsa i përket drejtuesve të Prokurorive në rrethe, kandidatët e mundshëm, janë si më poshtë:

Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani
Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra
Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi
Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha
Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali
Prokurorinë Fier, Sotir Kllapi
Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado
Prokurorinë Berat, Genci Qani
Prokurorinë e Korçës pritet ta drejtojë Elson Sadiku.

OPINIONE

INTERVISTA