Furtunë shkarkimesh, ikën kupola e Policisë së Shtetit dhe 12 drejtorët e qarqeve

Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ardian Çipa është shkarkuar nga detyra që ai mbante prej 2 vitesh. Çipa e mori këtë detyrë, pasi u larguar nga Drejtor i Policisë së Tiranës.

Mësohet se shkarkimi nga policia Çipës i është komunikuar nga kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky i fundit ka zhvilluar një takim me Çipën duke i komunikuar shkarkimin.

Por mësohet se urdhri për shkarkimin u ka shkuar edhe 12 drejtorëve të Policive në Qarqe.

Pritet që të ketë një furtunë të madhe në Policinë e Shtetit.

Kush jane drejtoret ne 12 qarqe:

Ervin Hodaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i Policisë së Fierit, në 27 prill 2015 emërohet në Tiranë.

Perlat Çullhaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës – 9 Tetor 2013. Që nga kjo ditë nuk ka lëvizur nga detyra e drejtorit  të policisë së qytetit bregdetar.

Jael Çela, Drejtor i Policisë së Qarkut të Vlorës – 1 shtator 2014 emërohet drejtor i policisë në Vlorë, pas një eksperience si shef komisariati në Durrës.

Arianit Arapi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës – Në 26 gusht 2015 merr postin që ka dhe sot. Më parë ishte drejtor i forcës operacionale.

Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Korçës – Në 26 Gusht 2015 merr detyrën që ka tani, pasi më parë mbante postin e drejtorit të Policisë Lezhë.

Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës – Në 26 gusht 2015 merr këtë detyrë, pasi më parë që nga 9 tetori 2013 ishte drejtor i policisë Korçë.

Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Qarkut të Kukësit – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i policisë së Dibrës në 1 shtator 2014 kalon në Kukës, në të njëjtin post.

Fatmir Lleshi, Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit – Në 14 qershor 2016 merr këtë detyrë, pasi më parë ishte shef i Komisariatit 5 në Tiranë. Ndër të paktët që ka një kohë kaq të shkurtër në këtë post të lartë.

Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarku të Fierit – Në 9 tetor emërohet drejtor i policisë Elbasan. Në 27 prill 2015 transferohet në të njëjtën detyrë në Fier.

Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarku të Elbasanit – Në 27 prill 2015 merr detyrën që mban aktualisht. Më parë mbante detyrën e kreut të Antikorrupsionit në Policinë e Shytetit.

Alban Çela, Drejtor i Policisë së Qarku të Shkodrës. – Është më mediatiku nga të gjithë. Ka ndërruar 3 drejtori, nga Kukësi, në Lezhë dhe tani në Shkodër. Ka pasur edhe një sherr me grushte me shefin e Krimeve në Policinë e Kukësit.

Ermal Muça, drejtor i Policisë Qarkut të Lezhës. – Në datën 21 tetor 2016 emërohet në detyrën që mban edhe sot. Në 5 maj 2015 do emërohej zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës. Më parë ai mbante postin e zv/drejtorit të Krimeve në Policinë e Vlorës, që nga tetori i 2013.

Syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne