Fushata kundër Erdogan në rrugë dhe internet

Fushata për votën kundër në referendumin kushtetues të Turqisë që rrit kompetencat e presidentit Erdogan po zhvillohet në rrjete sociale me këngë, apo art në rrugë.

Pra interneti dhe rruga janë mënyrat e vetme që drejtuesit e kësaj fushate mund të shprehin mesazhin e tyre, teksa akuzojnë mediat për politika pro qeverisë. Aktivistët e votës ‘Jo’ ankohen për ngacmime kur ata punojnë në rrugë, kur shpërndajnë fletushka apo vënë postera.

Aktivisti Kubilai Mutlu u shpreh: Ne jemi të lumtur, por brenda kullojmë gjak. Është ironi dhe pas optimizëm prej budallai të thuash një votë kundër mjafton. Përtej panoramës pesimiste, ajo që ne duam të theksojmë është se vota jo është një opsion i rëndësishëm. Le të përdorim të drejtën tonë për të kundërshtuar.

Të dielën më 16 prill, Turqia do të votojë për ndryshimet kushtetuese që do të zëvendësojnë sistemin e tyre parlamentar me një presidencë ekzekutive, ndryshimi më i madh në sistemin e qeverisjes turke në historinë e saj moderne. Një fitore e kampit pro do ti japë Presidentit Rexhep Tajip Erdogan kompetenca të thella. Partia qeverisëse AK thotë se referendumi do të lejojë që ajo të përshpejtojë miratimin e ligjeve dhe të hapë një paketë reformash të taksave dhe investimeve të kërkuara nga ana e investitorëve, veçanërisht të huaj. Por kritikët e tij thonë se qëllimi i vetëm i Erdogan është konsolidimi i pushtetit në duart e tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne