Fushatë gjobash për xhamat e zinj të makinave

Menjëherë pas zgjedhjeve, policia ka nisur një fushatë ndëshkimesh për të gjithë ata që përdorin makina me xhama të zinj, të modifikuar.

23 gjoba u vunë në një ditë në Shkodër.

Mbajtja e xhamave të zinj është e ndaluar në Shqipëri. Lejohen të qarkullojnë vetëm ato automjete që kanë xhamat e zinj të pjesës së prapme i kanë të prodhuar nga fabrika.

Shqipëria nuk është i vetmi vend që i ndalon makinat me këto xhama.

Por është një ndër vendet me penalizimet më të ashpra.

BE ka miratuar një ligj për këtë çështje, por secili nga vendet antare ka edhe ligjet e veta.

Në Britaninë e Madhe është e jashtligjshme ngjyrosja e xhamave të përparmë.

Por xhamat e pasëm mund të jenë edhe plotësisht të errët.

Në Gjermani duhet miratimi për çdo xham të zi të pjesës së prapme të makinës dhe duhet të mbahet një dokumetn që shpjegon se kush e e ka ngjyrosur xhamin. Edhe në Spanjë e Poloni është njësoj.

Në Belgjikë xhamat e zinj duhet të çertifikohen nga Instituti i Xhamave.

Në Francë është e lejueshme, por duhet çertifikatë.

 

Në Austri xhamat mund të jenë deri në 20 të errët, por vetëm për pjesën e pasme.

Në Australi mund të jenë deri në 65 % në të gjitha Xhamat.

 

60 % mund të jenë të errët xhamat e pasëm në Danimarkë, 30 % në Finlandë dheHungari e Rusi.

Xhamat e përparmë lejohen deri në masën 30 % në BelgjikëMaltë dhe Emiratet eBashkuara Arabe.

Në Itali e lejohen xhamat e pasëm, jo shumë të errët, por jo të përparmët.

Në Greqi, policia thotë se shoferi dhe pasagjerët duhet të duken nga jashtë në çdo kohë, kështu që një ngjyrosje e lehtë e xhamave është e lejueshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne