Shqiperia

Fushë Krujë/ Vritet dhe digjet brenda makinës shtetasi nga Kosova

Një shtetas nga Kosova me inicialet Xh. O është gjetur këtë të shtunë brenda një makine të djegur në Derven të Fushë Krujës.

Burime të Policisë së Durrësit thanë për “tvklan.al” se makina e djegur është gjetur në një arë dhe brenda saj janë gjetur pjesë të një trupi.

Automjeti i djegur është gjetur në afërsi të Borizanës.

Ekspertë mjekoligjorë, kriminalistë dhe specialistë të shërbimit zjarrfikës ndodhen aktualisht në vendngjarje.

OPINIONE