Futbollisti dhe politikani Hakan Shukur, gylenisti që sot ka përfunduar si banakier në SHBA

Shumica e konsumatorëve nuk e njohin njeriun e veshur mirë, duke ecur nëpër “Tuts Bakery and Cafe” të Kalifornisë, duke mbledhur gota të përdorura dhe enët e palara.

Ata hyjnë në lokal dhe porosisin çaj, mëngjesin tradicional turk.

Në drekë, ndoshta sanduiç me suxhuk ose qofte turke, kështu e nis shkrimin gazeta New York Times.

Fasulet – kjo është ajo që konsumonte Hakan Sukur gjersa shpjegoi se si arriti këtu. Dhe nga këtu, ai nuk po i referohet vetëm kësaj kafeneje luksoze, apo Palo Altos, apo edhe Amerikës. Por këtu, në këtë situatë, të mërguar nga shtëpia dhe të “fshehur” në pamje të thjeshtë.

Sukur, 46 vjeç, është një nga futbollistët më të famshëm të Turqisë, hero i Kupës së Botës dhe një lojtar i disa ligave më të mëdha të Evropës.

Ai hyri në politikë dhe u zgjodh deputet në Parlamentin e Turqisë, si anëtar i partisë së AKP-së së Erdoganit.

Më thanë të luajë lojën e tyre dhe do të arrin gjithçka në jetë, por unë nuk pranova. E dorëzova mandatin prej deputetit dhe tani jam këtu”, shprehet turku për gazetarët e NYT.

 

Po përpiqem të ndërtoj jetën time këtu dhe po punoj të ngre një akademi futbolli. Ndoshta një ditë mund të kthehem në vendin tim. Pas errësirës vjen drita për popullin tim”, tha gylenisti Hakan.

Edhe pse dikur ishte hero i futbollit turk, Sukur është shpallur terrorist nga Turqia.

 

Ai njihet për golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Botërore, pasi kundër Koresë së Jugut shënoi pas 10.8 sekondave.

Theksojmë se prokurorët e Sakaryas e akuzuan atë për anëtarësim në një grup terrorist të armatosur, kështu e njeh Turqia organizatën e Fethullah Gulenit.

Sukuri kishte një shans të heqte dorë nga Gyleni dhe të siguronte lirinë dhe sigurinë e tij, por nuk e pranoi këtë.

Babai i Sukurit, Selmeti, u prangos në një xhami në Adapazar.

Ata e akuzuan për mbështetje financiare të ‘grusht shtetit’ dhe pasuritë e familjes u konfiskuan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne