Fytyrat e vjetra, pjesë e listave të reja të partive

Shumica e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të kandidojnë edhe për një mandat në zgjedhjet e 6 tetorit në vend. Nuk mungojnë as kandidatë të rinj, të cilët së fundmi u janë bashkëngjitur partive politike. Jashtë listave për kandidatë për deputetë janë: Faton Topalli, Aida Dërguti, Ramiz Kelmendi, Naser Osmani.

Gjatë ditës së djeshme subjektet politike në vend kanë dorëzuar në KQZ listat me kandidatët e tyre për deputetë. Në këto lista prijnë ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, derisa nuk mungojnë as kandidatë të rinj, të cilët së fundmi u janë bashkëngjitur partive politike. Disa nga ish-deputetët që kanë mbetur jashtë listave për kandidatë për deputetë janë: Faton Topalli, Aida Dërguti, Ramiz Kelmendi e Naser Osmani./mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne