Bota

‘Fytyrë e bukur, sjellje e shëmtuar‘: Blogerja e famshme e Kuvajtit reagoi me shprehje pro-skllavërisë moderne

Blogerja e makeup-it, fenomen i rrjeteve sociale me 2.3 milionë ndjekës në Instagram, Sondos Alqattan, në një video të publikuar javën e kaluar, kritikoi reformat e qeverisë për të përmirësuar të drejtat e shërbëtorëve.

Në videon të cilën ajo më pas e fshiu, u pa se Sondos ka kritikuar në mënyrë të ashpër reformat e qeverisë së Kuvajtit të cilat i ofrojnë punonjësve filipinas një ditë pushimi çdo javë dhe u jep atyre të drejtën të mos dorëzojnë pasaportat e tyre.

Në llogarinë e saj me 2.3 milionë ndjekës në Instagram, Sondos u shpreh kështu:

“Këto ligjet e fundme janë shumë qesharake. Unë nuk i shoh si të drejta. Kur një shërbëtor merr një ditë pushimi çdo javë, kjo i bie katër ditë në një muaj. Në ditën kur kanë pushim, ata do të dalin jashtë. A e di ndokush se çfarë mund të bëjë një shërbëtorë në ditë pushimi me pasaportën e tij në duar? Si mund t’ia dorëzosh pasaportën një shërbëtori që punon në shtëpinë tënde? Çka nëse papritmas kthehen në vendet e tyre? Tani e tutje, kurr nuk do të marrë në punë një shërbëtorë filipinas.”

Shprehjet pro-skllavërisë moderne të Sondos-it nxiten reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit kërkuan që firmat e mëdha kozmetike të mos e sponsorizojnë atë.

Një përdorues i Twitterit i quajtur Gelo Carter u shpreh kështu: Po i’u bëjë thirrje kompanive Shiseido, Phyto Usa, Bella Contacts, ABH Cosmetics si dhe kompanive të tjera që e sponsorizojnë Alqattan-in. Si ndiheni nëse ju përfqëson dikush si Sondos Alqattan e cila mbështet haptas skllavërinë moderne?

Ndërsa një përdoruese tjetër e Twitterit, Alexiz Nicole u shpreh se ajo preferon produktet e ABH Cosmetics, por nëse ata nuk regojnë ndaj fjalëve raciste, pro-skllavërie dhe urrejtëse të bëra nga Sondos Alqattan, atëherë unë refuzoj të blejë ndonjë nga produktet e tyre.

Burimi : Sputnik News / ML

OPINIONE