Gafa e të ashtuquajturit “Koalicion Islamik-Ushtarak”: Rezistencën palestineze e tregojnë si terroriste

Takimi i ministrave të mbrojtjes së të ashtuquajturit “Koalicion Islamik-Ushtarak” në Riad të dielën në mbrëmje duke transmetuar një video të shkurt të Intifadës së popullit të Palestinës në përleshje me regjimin sionist në vitin 2001 në vend të transmetimi të filmit të grupeve terroriste dhe ekstremiste, në ceremoninë e hapjes së këtij takimi, krijoi polemika.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se aktivistët e rrjetit social Twitter duke publikuar pamje të transmetuara nga kanali televiziv Al Xhazire dhe Sky News Arabic nga ceremonia e hapjes së takimit të ministrave të mbrojtjes së të ashtuquajturit “Koalicion Islamik-Ushtarak”, kanë protestuar në mënyra të ndryshme rreth këtyre pamjeve. Përdoruesit arab sidomos ata palestinezë të internetit kanë dënuar ashpër transmetimin e këtyre pamjeve në ceremoninë e hapjes së këtij takimi dhe kanë shkruar: “Pamjet filmike që janë transmetuar në këtë ceremoni, janë përleshjet e vitit 2001 që janë zhvilluar mes grupeve të rezistencës së Palestinës dhe ushtrisë së regjimit sionist në afërsi të kolonisë sioniste Gilo në jug të territoreve të pushtuara palestineze, por këto pamje janë transmetuar në vend të pamjeve të grupeve terroriste”. Vlen të theksohet se takimi i ministrave të mbrojtjes së të ashtuquajturit “Koalicion Islamik-Ushtarak” në Riad ka përfunduar të dielën në mbrëmje me lëshimin e një deklarate dhe pa kurrfarë rezultati konkret./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne