Gafa e zv/kryeministres Senida Mesi gjatë homazhe në Shkodër

Pothuajse në të gjithë qytetet e Shqipërisë u zhvilluan sot homazhe në nder të dëshmorëve të rënë për çlirimin e atdheut.

Në Shkodër ishte e pranishme, zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila gjatë fjalës së saj ka bërë një gafë.

Teksa fliste gjatë homazheve Mesi kujtoi kohë nga fëmijëria: “Në shtëpinë time të vjetër, kur kam qenë fëmijë kam lexuar librin ‘1001 yje’ që flet për dëshmorët”.

Por në fakt libri i cili flet për jetën e dëshmorëve shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, titullohet “Yjet e pashuar” i Resul Bedos.

Dhe përveç se titullin, zv/kryeministrja duket se ka ngatërruar edhe librin pasi libri i vërtetë quhet “1001 net” që flet për përralla arabe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne