Gara e dytë e sezonit në Formula 1 vazhdon në Bahrejn

Raundi i klasifikimeve do të mbahet sot në ora 17:00 në Pistën Ndërkombëtare të Bahrejnit të gjatë 5.412 metra në 57 xhiro, e cila gjendet në Shkretëtirën Sakhir në Prefekturën Veriore të vendit. Ndërkaq, gara do të zhvillohet më 8 prill, ditë e diel, në ora 17:10.

Garën e parë të sezonit të zhvilluar në Australi e fitoi piloti gjerman nga radhët e Ferrarit, Sebastian Vettel.

Radhitja e pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Bahrejnit është si në vijim:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Sebastian Vettel (Gjermani): 25 pikë

2. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 18

3. Kimi Raikkonen (Finlanda): 15

4. Daniel Ricciardo (Australi): 12

5. Fernando Alonso (Spanjë): 10

– Klasifikimi i ekipeve

1. Ferrari: 40 pikë

2. Mercedes: 22

3. Red Bull: 20

4. McLaren: 12

5. Renault: 7

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne