Shqiperia

Gara për parakalim, aksidentohen 4 makina tek Unaza e Re

Një aksident ku janë përfshirë katër makina ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Unazës së Re”, në Tiranë.

Përlasjet kanë qenë të forta, pasi makinat janë të dëmtuara. Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe parakalimet e gabuara nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Për fat të mirë ngjarja përfundoi vetëm me dëme materiale dhe nuk u raportuan të lënduar në njerëz.

Policia ka marrë në pyetje të gjithë të përfshirët në këtë aksident rrugor për të mësuar më tepër rreth shkaqeve.

OPINIONE

INTERVISTA