Garda e Republikës, mbrojtëse e komisionit të Vettingut

Është miratuar sot nga qeveria vendimi për ruajtjen dhe sigurinë e anëtarëve të komisionit të Vettingut. Sipas vendimit mësohet se Garda e Republikës do të jetë ajo që të do të kujdeset për sigurinë fizike të të gjithë anëtarëve të komisionit.

Vendimi i plotë:

  1. Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:
  2. Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
  3. Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
  4. Komisionerët Publikë;
  5. Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
  6. Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
  7. Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne