Gareth Porter: MEK për shumë vite kanë qenë bashkëpunëtor të Mossadit

Analisti njohur amerikan në një intervistë ka thënë se duke marrë parasysh faktin se Tel Avivi dhe Arabia Saudite posedojnë raketa balistike për ta sulmuar Iranit, atëherë raketat balistike të Iranit konsiderohen armë parandaluese dhe mbrojtëse.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Gareth Porter, analisti amerikan në një intervistë për kanalin televiziv Al Xhazira, i quajti false pretendimet e përsëritshme të sionistëve në lidhje me programin bërthamor dhe raketat e Iranit. Porter në kët intervistë ka thënë se dokumentet e paraqitura në të kaluarën ishin punë e përbashkët mes Moosad-it, shërbimeve inteligjente të perëndimit dhe grupit terrorist Monafekin që të gjithë armiq të përbetuar të Iranit. Ai në përshkrimin e grupit terrorist Monafekin (MEK), ka thënë:

“Ky grup për shumë vite konsiderohet një organizatë terroriste dhe në disa raste shumë të rëndësishme ka bashkëpunuar me Moosadin. Izraelitët kishin një motiv shumë të madh për publikimin e këtyre informacioneve false në media dhe për t’i dërguar në qeveritë e shteteve perëndimore në vitin 2003”. Porter ka thënë se një tjetër gënjeshtër ishte instalimi i kapsulave bërthamore mbi raketat “Shahab-3” që u publikua nga Moosad dhe MEK. Ai në një pjesë tjetër të kësaj interviste vuri në dukje doktrinën e Iranit për mosprodhimin e armëve bërthamore dhe në lidhe me përqendrimin e Amerikës dhe të aleatëve të saj mbi programin raketor të Iranit në kohën kur edhe vendet e tjera kanë program të ngjashëm dhe më të sofistikuar, tha: “Është e qartë se Irani përdorë raketat balistike si një armë mbrojtëse dhe parandaluese. Irani nuk ka forca të përshtatshme ajrore për të bartur armë adekuate në reagim ndaj ndonjë sulmi ndaj vetes. Kjo është në kohën kur Izraeli dhe Arabia Saudite posedojnë kapacitetin e raketave balistike për të sulmuar Iranin. Prandaj në mënyrë të qartë raketat balistike të Iranit kanë rol parandalues”.

Gareth Porter në fund të kësaj interviste në lidhje me pretendimin se Irani është kërcënim në rajon dhe pretendime të ngjashme të tjera, tha se iranianët kurrë nuk e kanë kërcënuar Izraelin me sulm agresiv. Ajo çfarë thonë iranianët është kjo që “Izraeli duhet t’i japë fund kësaj çështje se vetëm çifutët kanë të drejta të plota, saktësisht ashtu sikur Afrika Jugore e cila e dha të qenët një shtet ku vetëm të bardhët kanë të drejtë”. Ky është një qëndrim i përbashkët i mbrojtësve të të drejtave të Palestinës në botë,- shtoi ndër të tjera Porter./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne