Gashi: Erdogan, mik i shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Në profilin e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se fuqizimi i raporteve me Turqinë mike është në dobi të shqiptarëve dhe të stabilitetit të Ballkanit.

“Sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Uroj që sistemi presidencial për Turqinë të hapë një faqe të re të stabilitetit, prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik. Fuqizimi dhe thellimi i mëtejshëm i raporteve me shtetin mik të Turqisë dhe mikun e madh të shqiptarëve, z. Erdogan, padyshim që është në dobi të shqiptarëve dhe të stabilitetit të Ballkanit në përgjithësi”, ka shkruar Gashi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne