Gati godina e spiunlliqeve të reja të Vettingut

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar shumë shpejt duhet të japin llogari. Me fillimin e muajit shtator pritet të fillojë vetingu, pasi në këtë muaj pritet dhe përfundimi i restaurimit të godinës  ku do qëndrojnë 27 komisionerët. Gazeta ka bërë një vëzhgim te godina në fjalë, ish-Lidhja e Shkrimtarëve dhe punët janë drejt fundit.

Ndonëse kanë 2 muaj që kanë filluar dhe janë parashikuar që të zgjasin për një periudhë 6 mujore, nevoja për zbatimin dhe fillimin e menjëhershëm të reformës në drejtësi ka rezultuar që punimet të shkojnë drejt përfundimit, falë insistimit të ndërkombëtarëve si dhe intensitetit të lartë të punës nga ana e kompanive rikonstruktuese. Por ajo ç’ka është më e rëndësishme, është se në procesin e restaurimit po merren masa që të mos ketë rrjedhje informacioni dhe përgjime brenda godinës.

Gjatë monitorimit të godinës nga ana e gazetës, u pa se cilësia dhe kostoja e materialeve të përdorura ishin të gamës që izolonin dhe zhurmat akustike nga zyra në zyrë. Përveçse po izolohen të gjitha dhomat mësohet se në godinë do të instalohen dhe pajisje zhurmuese për të ndaluar përgjimet, nga individë apo shërbime përgjuese. Frika e ndërkombëtarëve është se mund të bien pre e përgjimeve nga shërbime apo individë të caktuar dhe për këtë arsye po merren masa të forta. Gjithashtu, gjatë monitorimit, u bë me dije se brenda javës tjetër do përfundojnë punimet në pjesën e pasme të godinës si dhe brenda muajit gusht do të përfundojë rikonstruktimi i të gjithë godinës të vetingut. Ndërkohë që kompletimi përfundimtar i godinës do të jetë ai i muajit shtator. Muaji ku pritet që përveç formimit të kabinetit qeveritar, të fillojë nga puna edhe godina e vetingut për të pastruar gjykatat, nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, të cilët prej 27 vitesh kanë okupuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shtatori, muaji i dosjeve

Dosjet e para që pritet të hapen në shtator me fillimin e punës së grupit të vetingut, do të jetë ajo e kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe dosja e kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit, e kreut të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Kushtetueses, etj. Ligji detyron ILDKP dhe DSIK që të verifikojnë të parët krerët e institucioneve dhe kështu ka ndodhur. Të gjithë njerëzit e sistemit të drejtësisë do i nënshtrohen një kontrolli rigoroz, nga kontrolli i llogarive bankare, te të ardhurat e çdo familjari e deri te pasuritë e paluajtshme.

Në lëvizje do vihet edhe drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila do zhvillojë kontrolle brenda dhe jashtë vendit për çdo transfertë bankare të bërë nga njerëzit e drejtësisë. Por paralelisht me ILDKP, verifikime do kryhen dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sa i takon pastërtisë së figurës. Për të gjithë do kontrollohet nëse kanë pasur apo jo lidhje me njerëz me rekorde kriminale. Ndërkohë, në fund do ketë verifikime nëse gjyqtarët dhe prokurorët e kanë kryer si duhet punën dhe kanë formim të mjaftueshëm, duke kontrolluar vendimet dhe procesverbalet. Në fund secili institucion do i dërgojë Komisionit të Kualifikimit një raport për secilin emër. Interesant është fakti se për ta do bëhet një përllogaritje e vlerës së pasurisë dhe ajo do shihet nëse u korrespondon të ardhurve gjatë këtyre viteve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne