Gaza dhe Bregu Perëndimor shënojnë 69-vjetorin e Nakbas

Me protesta dhe aktivitete në Gaza dhe Bregun Perëndimor u shënua 69-vjetori i Nakbas (Katastrofa e Madhe), që përkujtohet nga palestinezët si dita e shpalljes së pavarësisë së Izraelit më 15 maj të vitit 1948 në territoret e okupuara palestineze dhe dita e dëbimit me forcë të palestinezëve nga vendlindja e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta në Gaza ka filluar me thirrje të Komitetit të Forcave dhe Grupeve Palestineze, ku qindra persona të mbledhur para ndërtesës së Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Gaza, kanë mbajtur flamuj të zi me mbishkrimin “Të drejtë për kthim”.

Protestuesit po ashtu tërhoqën vëmendjen me pankartat me mbishkrimin “Do të kthehemi, Palestinë” dhe “Gjyshërit vdesin, fëmijët nuk harrojnë”, si dhe me çelësat maket që mbanin në duar të cilat simbolizojnë kthimin në trojet e tyre.

Nafiz Azzam, një nga liderët e Lëvizjes Xhihadi Islam, në fjalën e tij në emër të grupeve tha se janë të përkushtuar për të drejtën e kthimit të drejtë dhe legjitim në trojet nga të cilat ishin dëbuar më 1948 dhe se do të këmbëngulin për të drejtat e tyre edhe krahas të gjitha planeve rajonale dhe ndërkombëtare ndaj palestinezëve.

Dita u shënua me aktivitete të ndryshme në Bregun Perëndimor

Nga ana tjetër, në Bregun Perëndimor u organizuan një sërë aktivitetesh, në kuadër të së cilave në Ramallah u mbajt marsh me thirrje të Komitetit për Përkujtimin e Nakbas.

Ushtarët izraelitë ndërhyrje kundër protestave në Palestinë

Marshi filloi nga zona ku gjendet mauzoleu e ish-presidentit palestinez Jasir Arafat, ndërsa përfundoi në sheshin Jasir Arafat, ku edhe gjenden tendat e solidarizimit me të burgosurit palestinezë që gjenden në grevë urie.

Edhe këtu, pjesëmarrësit kanë mbajtur flamuj të zi me mbishkrimin “Të drejtë për kthim” dhe çelësa maket.

Muhammed Aljan, koordinator i Komitetit për Përkujtimin e Nekbes, në fjalën e tij theksoi se “Okupatorët mund të vazhdojnë të na vrasin, burgosin dhe shkatërrojnë shtëpitë, por nuk do ta thyejnë vullnetin tonë për ta realizuar ëndrrën për kthimin dhe themelimin e shtetit”.

Gjithashtu, në shumë rajone të Bregut Perëndimor kanë rënë sirena në kohëzgjatje prej 69 sekondash me rastin e 69 vjetorit të Nakbas./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne