Gaza, protestë për lirimin e të burgosurve nga burgjet izraelite

Në Gaza u organizua protestë në mbështetje të palestinezëve në burgjet izraelite.

Në protestën e organizuar nga të afërmit e të burgosurve, protestuesit, u mblodhën jashtë Zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ku iu bë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të marrë masa “Për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite”.

Protestuesit në duart e tyre mbanin fotografitë e të afërmve të tyre dhe dënuan heshtjen e komunitetit ndërkombëtar kundër shkeljeve të të drejtave të palestinezëve në burgjet izraelite.

Nëna palestineze Faize Ebu Mukbez, djali i së cilës është dënuar me 19 vite burg, në një deklaratë për AA tha se për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve palestinezë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës do të organizojnë çdo javë protesta përballë ndërtesës së Kryqit të Kuq.

Duke rikujtuar se djali i saj qëndron në burg për 11 vite, Faize thotë se “Ata nuk më lejojnë të vizitoj djalin tim. Të afërmit tanë nëpër burgje po mbahen larg familjeve të tyre me vite të tëra, me pretendime dhe arsyetime të pabaza”.

Sipas të dhënave të zyrtarëve palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë të burgosur./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne