Bota

Gaza, punonjësit e UNRWA-së protestë për masat shtrënguese

Punonjësit e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Gaza kanë protestuar ndaj politikave shtrënguese të institucionit i cili gjendet në një krizë financiare.

Në protestën e organizuar nga Unioni i punonjësve të UNRWA-së dhe ku morën pjesë rreth 13 mijë punonjës, protestuesit hodhën slogane për vazhdimin e ndihmave.

Kryetari i Unionit, Emir el-Meshal, në një fjalim të mbajtur në protestë tha se refuzojnë të gjitha pengesat e paraqitura nga administrata e UNRWA-së dhe atyre që qëndrojnë prapa saj dhe se gjithashtu ata kundërshtojnë ndërprerjen e shërbimeve që institucioni ofron dhe dëmtimin e të drejtave të punës së punonjësve.

Duke bërë të ditur se ndërprerjet nuk vijnë nga kriza financiare por nga axhendat e zbatuara politike, Meshal tha se “OKB-ja duhet të gjejë në alternativë të qëndrueshme për të financuar institucionin në mënyrë që UNRWA-ja të mos përballet me shantazhet politike”.

Pononjësit do të hynë në grevë

Më tej pasi bëri të ditur se punonjësit e Unionit të UNRWA-së kanë bërë shumë herë përpjekje për të zgjidhur krizën me institucionin por se UNRWA-ja ka prishur marrëveshjen, Meshal tha se me qëllim që të drejtat e tyre të punës të mos dëmtohen punonjësit ditën e dielë do të hyjnë në grevë në të gjitha institucionet e UNRWA-së.

Sipas një deklarate të mëparshme nga Unioni, është theksuar se rreth 1.000 punonjës gjendeshin përballë rrezikut për largim nga puna.

Vendimi i SHBA-ve për ndalimin e ndihmave

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë më 31 gusht njoftoi se SHBA-të kanë marrë vendim për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Qeveria e SHBA-ve në fillim të vitit 2018 pezulloi një pjesë të madhe të mbështetjes që siguronte për UNRWA-në, ku sipas mediave amerikane Washingtoni jepte ndihmë prej 365 milionë dollarësh për UNRWA-në.

UNRWA u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1949 për të ndihmuar refugjatët palestinezë në Jordani, Siri, Liban, Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

Aktualisht janë 5.9 milionë refugjatë palestinezë brenda dhe jashtë Palestinës. Ndihmat e UNRWA-së kanë një rëndësi të madhe për refugjatët palestinezë.

Burimi: AA

OPINIONE