Gaza – Rritet në 15 numri i palestinezëve të vrarë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref al-Kudra tha se numri i dëshmorëve palestinezë që janë sjellë në spitalet e Rripit të Gazës që nga orët e mëngjesit e deri më tani është rritur në 15.

Ai po ashtu bëri të ditur se janë plagosur rreth 500 persona, në mesin e të cilëve ndodhen edhe ata që janë prekur nga gazi.

“Në Ditën e Tokës”, ku përkujtohen incidentet pas pushtimit më 30 mars të vitit 1976 të mijëra hektarëve tokë pronë e palestinezëve, popullata që nga orët e mëngjesit filloi të mblidhej në kufi, duke marrë pjesë në thirrjen për “Marshimin e Madh të Kthimit”, thirrje të cilën e kishin bërë disa ditë më parë grupet palestineze.

Një numër i madh njerëzish me flamuj të Palestinës në duar nisën marshimin nga pjesa qendrore, jugore dhe veriore e Gazës për t’u mbledhur në 6 pika të kufirit me qëllim për të protestuar kundër Izraelit dhe për të mbrojtur të drejtën e kthimit të palestinezëve, të cilët në vitin 1948 janë detyruar të emigrojnë nga tokat e tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne