Gaza, ushtria izraelite vret një palestinez 15-vjeçar

Adoleshenti palestinez iu nënshtrua plagëve të mërkurën në mbrëmje, pasi të njejtën ditë ishte qëlluar nga ushtria izraelite ndërsa po merrte pjesë në protestat që mbaheshin në të gjithë Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thekson se djaloshi 15 vjeçar Mumin Abu Iyada është qëlluar në kokë nga forcat izraelite gjatë tubimit në kuadër të “Marshit të Kthimit të Madh” në pjesën lindore të gardhit në qytetin jugor Rafah.

Nga pasdita e së mërkurës mijëra palestinezë janë mbledhur në gardhin e kufirit lindor në mes Rripit të Gazës dhe Izraelit për t’u bashkuar me tubimet e njohura “Marshi i Kthimit të Madh” të cilat zgjasin nga marsi i këtij viti.

Që nga fillimi i tubimit më 30 mars, qindra palestinezë janë vrarë dhe me mijëra të tjerë u plagosën nga forcat izraelite të cilat janë vendosur në anën tjetër të gardhit.

Protestuesit kërkojnë të drejtën e kthimit në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike nga ku u dëbuan në vitin 1948 për të krijuar shtetin e Izraelit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne