Gazë – Numri i dëshmorëve palestinezë arrin në 30

Numri i palestinezëve të martirizuar në Gaza që nga 30 marsi është rritur në 30 si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestuesve paqësor.

Ushtarët izraelitë, të cilët ndërhynë ndaj palestinezëve që protestonin në mënyrë paqësore në kufirin e Gazës që mbahet nën rrethim, kanë martirizuar një gazetarë palestinezë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Eshref Kudra në një komunikatë me shkrim bëri të ditur se gazetari palestinezë, 30-vjeçari Yasir Murteca, i cili ishte në vend të ngjarjes për të ndjekur “Kthimin e Madh”, iu nënshtrua plagëve pasi ishte plagosur nga ana e ushtarëve izraelitë.

Dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se gazetari i vrarë në kohën kur u qëllua kishte të veshur jelekun mbrojtës me mbishkrimin “Press” deri sa ishte duke filmuar protestat e organizuara në lindje të Han Yunus.

Mësohet se Murteca ishte njëri prej themeluesve të kompanisë “Ain Medya”, ku ai punonte si produktor i filmit, ndërsa kishte marrë pjesë edhe në xhirimet e një numri të madh të filmave dokumentarë për situatën në Gazë.

Numri i dëshmorëve të rënë dje gjatë protestave të “Kthimit të Madh” si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve izraelitë në Gazë së bashku me gazetarin arriti në 10, ndërsa bëhet e ditur se mbi 1 mijë e 350 palestinezë janë plagosur në këto ngjarje në mesin e të cilëve 400 me plumba luftarak.

Mësohet se 33 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prej fillimit të protestave më 30 mars e këtej në ngjarjet e dhunës kanë rënë dëshmorë 31 palestinez dhe janë plagosur me mijëra të tjerë.

Në anën tjetër sot u varrosën dy dëshmorë palestinezë të vrarë nga ana e ushtarëve izraelitë gjatë protestave paqësore.

Trupi i pajetë i palestinezit Sair Muhammed Rabia (30-vjeç), i cili humbi jetën një javë pas plagosjes së tij më 31 mars, u përcoll për në banesën e fundit pas namazit të falur në kampin e refugjatëve Xhibalija.

Edhe për dëshmorin Usame Kadih (38), i cili humbi jetën gjatë protestave të djeshme në Han Yunus u organizua një ceremoni e varrimit.

Palestinezët prej 30 marsit e këtej në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës janë duke organizuar protesta paqësore në kufirin e Rripit të Gazës, i cili mbahet i rrethuar nga ana e Izraelit.

Ndërkaq ushtarët izraelit hapin zjarr me plumba luftarak ndaj popullatës civile, e cila kërkon “kthimin në trojet e tyre prej nga janë dëbuar dhe heqjen e rrethimit të paligjshëm të Gazës që zbatohet prej vitit 2006 e këtej”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne