Gazë – Ushtarët izraelitë plagosin 79 palestinezë

Gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj manifestimeve paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh” të organizuar në kufirin e Rripit të Gazës nën rrethim, u plagosën 79 palestinezë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës thuhet se ushtarët izraelitë gjatë ndërhyrjes në manifestimet paqësore të organizuara në lindje të Gazës, kanë plagosur në mënyra të ndryshme 79 palestinezë.

Ndërkaq në komunikatë nuk u dhanë detajet për gjendjen shëndetësore të palestinezëve të plagosur.

Palestinezët prej 30 marsit 2018 e këtej janë duke organizuar protesta paqësore në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin të quajtura “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Ndërsa ushtarët izraelitë ndërhyjnë me municion luftarak ndaj popullit civilë, i cili kërkon të kthehet në trojet e tij prej nga janë syrgjynosur dhe heqjen e rrethimit të jashtëligjshëm ndaj Gazës që po zbatohet prej vitit 2006 e këtej.

Nga ndërhyrjet joproporcionale të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore që vazhdojnë më shumë se 1 vit kanë rënë dëshmorë mbi 200 palestinezë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne