Gazeta austriake: Shqipëria mbështet planin për kampin e refugjatëve, shpreson tek hapja e negociatave

Shqipëria mbështet planin për ngritjen e një qendre azilantësh jashtë BE-së.

Kështu shkruan gazeta e njohur austriake, Kurier. Sipas saj, shteti ballkanik shpreson në nisjen e shpejtë të negociatave me Bashkimin Europian.

Romina Kuko, përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme shqiptare tha se Shqipëria është gati për të mbështetur një nismë të tillë.

Megjithatë mbetet e hapur ideja se ku do ndërtohet një qendër e tillë.

Kuko tha se do të diskutohet me shtetet fqinje, si me Maqedoninë.

Megjithatë në takimin e 18/19 qershorit në Vjenë do të ketë një panoramë më të qartë.

Në këmbim të kësaj, Shqipëria duket se kërkon hapjen e negociatave.

Sipas gazetës, Kuko i sheh përpjekjet e “Shqipërisë në kuadër të vendimit për hapjen e negociatave”.

“BE ka nevojë për një partner të sigurt. Hapja e negociatave do ndihmonte,” tha ajo.

Austria dhe Danimarka kanë propozuar që të ngrihet një qendër për ata që u refuzohet azili në BE, në një nga vendet europiane që nuk është shumë tërheqës për emigrantët./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne