Gazeta e Katarit: Arabia Saudite një vend i korruptuar

Zbulimi i dokumenteve të reja në një burim informativ të Katarit, tregon përhapjen e madhe të korrupsionit në aparatin sundues të Arabisë Saudite.

Zbulimi i dokumenteve të reja nga gazeta katariote “Al-Shargh”, tregojnë përhapjen e gjerë të korrupsionit politik në institucionet dhe qarqet e ndryshme të regjimit Al Saud. Sipas kësaj gazete, autoritetet e regjimit AL Saud interesat e Arabisë Saudite i kanë shndërruar në interesa personale në kohën kur qytetarët e thjeshtë nuk gëzojnë as të drejtat më elementare dhe as shërbimet e domosdoshme që çdo qeveri i ofron qytetarëve të vetë. Dokumentet e publikuara në faqen informative të gazetës katariote “Al-Shargh”, gjithashtu tregojnë mbulimin e shkeljeve të mëdha të ligjeve nga ana e princave saudit deri në atë masë saqë mund të thuhet se “fushata e fundit që ka filluar Muhamed bin Selman kundër korrupsionit, nuk ka për qëllim luftën kundër korrupsionit, por në realitet ai synon të uzurpojë resurset dhe pasuritë e Arabisë Saudite”. Sipas kësaj gazete, ambasadat e Arabisë Saudite jashtë vendit në vend të forcimit të marrëdhënieve dhe mbrojtjen e interesave të vendit dhe të qytetarëve të Arabisë Saudite në vendet e tjera, janë shndërruar në zyra për ofrimin e shërbimeve private për njerëzit me ndikim, për anëtarët e familjes sundimtare dhe të afërmit e saj. Qytetari i Arabisë Saudite po paguan çmimin e problemeve ekonomike të krijuara nga politikat ekonomike të regjimit Al Saud, në kohën kur me rënien e çmimit të naftës dhe me luftërat e këtij vendi, princat e familjes mbretërore nuk pranojnë të paguajnë as faturat e shpenzimeve të tyre në hotele, në qendrat tregtare dhe në vendet e tjera zbavitëse./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne