Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin, Berisha: E shpalli Ramën ‘njeriu vezë’

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se protesta e djeshme në Kuvend nga opozita dhe gjuajtja e kryeministrit me miell dhe vezë është bërë lajm botëror, ndërsa publikon artikullin e gazetës gjemane Bild.

Sipas Berishës, kjo gazetë tallet me kryeministrin Edi Rama dhe e shpall atë si njeriu vezë.


“Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ajo shpall Ramen “njeriu veze”!

Te dashur miq, goditja me veze dhe pudrosja me miell e Edvin Kristaq Rames dje ne parlament eshte bere lajm boteror.

Keshtu, në rubrikën e saj të famshme “Fitues dhe Humbës”, gazeta me e shitur gjermane Bild rendit tek fituesit një prodhues syzesh, Marc Fielmann, ndërsa tek humbësit e javës Edi Ramën.”, – shkruan Berisha.

Më tej ai shprehet se, “Me ironi gazeta gjermane e quan Edi Ramën njeriu vezë, për shkak të gjuajtjes me vezë dje në parlament nga opozita. sb”

Në përmbyllje të postimit të tij, Berisha ka publikuar një pjesë të artikullit, ku thuhet:

“Humbës

Deputetët shqiptarë i kanë gjuajtur me vezë dhe me miell kryeministrit Rama. Shkak ka qenë një diskutim i nxehtë për arrestimin e 12 shtetasve. Këta shtetas protestuan në veri të vendit për tarifën rrugore dhe dogjën stacionin e pagesave.

Bild thotë: Ja ku erdhi edhe njeriu vezë.
Kjo esht nje fitore nderkombetare e revoltes popullore per permbysjen e narkoshtetit dhe klikes se tij me Edi Ramen ne krye.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne