Gazeta Novosti “zbulon” planin e Amerikës për Kosovën dhe Serbinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgatitur një paketë të posaçme me katër pika për Kosovën, që do t’i paraqitet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Të paktën kështu shkruan sot gazeta serbe Novosti.

Kjo gazetë duke u thirrur në burime të sigurta, thotë se i gjithë plani do të prezantohet gjatë vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Mitchell.

Dokumeti sipas atyre burimeve, përcakton se Asociacioni duhet të marrë kompetenca më të gjera ekzekutive, dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës, transmeton Lajmi.net

Sipas kësaj pakete, Beogradi duhet t’ia mundësojë Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Pra të mos e pengojë këtë rrugë.

Nëse palët bien dakord, atëherë Serbia do të ishte në gjendje të hynte në BE dhe Amerika do t’i garantonte mbështetje të madhe ekonomike dhe diplomatike.

Krejt ky plan, sipas gazetës serbe, vjen pasi Amerika është e pakënaqur me mënyrën se si çështja e Kosovës po trajtohet nga Brukseli.

Madje media serbe tregon edhe për pasojat që do të kishte Serbia nëse nuk e pranon këtë ide.

“Pasoja e parë tashmë është kanosëse – bllokimin e integrimit evropian të vendit tonë, apo humbjen e një shans për t’u bërë anëtare e BE-së. Faktori i dytë i rrezikut është një humbje e vlerësuar e investimeve të huaja direkte, veçanërisht nga vendet e BE, e cila do të jetë një goditje e madhe për ekonominë serbe”, thotë raporti i Novosti.

Ndryshe nga 19 deri më 21 mars, do të vazhdojë dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne