Gazeta turke: Mbreti Selman, përçarësi më i madh

Në vazhdën e akuzave të Arabisë Saudite lidhur me sanksionet kundër Katarit, një prej gazetave turke mbretin e Arabisë Saudite e ka cilësuar përçarësin më të madh.

Gazeta turke Mesale shkruan se gazetat turke vazhdojnë të reagojnë ndaj atyre vendeve të cilat akuzojnë presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për shkak të mosvënies së sanksioneve kundër Katarit dhe ka thënë se këto vende janë lodra të Amerikës ndërsa mbreti Selman Bin Abdul’aziz përçarësi më i madh. Gazeta Yeniagad në një artikull të titulluar Katari nuk është vetëm, vendet që kanë sanksionuar Katarin i ka quajtur lodra të Amerikës. Kjo gazetë mbretin Selman e ka quajtur përçarës të madh, presidentin Abdul’fetah Sisi puçist të madh ndërsa Donald Trump mbështetës të terroristëve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne