Gazetarët vizitojnë kufirin libanez, mesazhi i rëndësishëm i Hezbollahut për Izraelin

Mediat izraelite, programin e Hezbollahut të Libanit për të ftuar gazetarët të vizitojnë kufirin mes Libanit dhe Izraelit, e konsideruan si “një mesazh të fortë të Hezbollahut për Izraelin”.

Sektori mediatik i Hezbollahut organizoi një vizitë të gazetarëve të mediave të ndryshme në pikat kufitare mes Libanit dhe Izraelit për të parë nga afër tmerrin e Izraelit dhe fortifikimet e regjimit të Tel Avivit për të mbrojtur kolonët çifutë. Ky veprim i Hezbullahut ka pasur jehonë të gjerë në Izrael. Qarqet sioniste theksuan se vizita e gazetarëve në kufi ishte një mesazh i rëndësishëm i Hezbollahut për Izraelin dhe shtuan: ”Izraeli kurrsesi nuk ka liri veprimi”. Yaron Shneider, analist politik izraelit, thotë: “Me këtë veprim, Hezbollah i jep mesazhin Izraelit se në kufi ekziston dikush me gishtin në këmbëz, që vëzhgon çdo lëvizje të Izraelit”. Yosi Kuberfaser, ish drejtor i sektorit studimor të shërbimit informativ ushtarak të Izraelit, thotë: “Hezbollah i ka forcuar ndjeshëm potencialet për tu përballur me Izraelin dhe sot po shfrytëzon mediat për tu afirmuar si një kundërshtar i fuqishëm përballë Izraelit”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne