Bota

Gazetari amerikan përpjekje për manipulim kundër operacionit “Burimi i Paqes”

Përpjekjeve për dezinformim në rrjetet sociale kundër operacionit “Burimi i Paqes” i nisur me qëllim eliminimin e formimit të korridorit terrorist në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon, i është bashkuar edhe shkrimtari i gazetës New York Times (NYT), Kurt Eichenwald, i cili ka postuar një fotografi tashmë të simbolizuar sikur ajo është bërë gjatë oepracionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë që operacioni “Burimi i Paqes” vazhdon me shpejtësi, edhe përpjekjet për dezinformim dhe manipulim vazhdojnë në të njëjtën mënyrë kundër operacionit me postimin në median sociale të fotografive të shkrepura në ngjarje, vende dhe periudha të ndryshme.

Gazetari i New York Times dhe shkrimtari Eichenwald ka postuar sikur të ishte shkrepur në operacion një fotografi ku paraqitet një nënë e cila me dhimbje ndodhet mbi kokën e fëmijëve të saj që i ka humbur gjatë tërmetit në vitin 1983 në qytetin Erzurum.

Kjo fotografi e cila është shkrepur nga Mustafa Bozdemir është rrënjosur në memorie si fotografia e parë e një fotoreporteri nga Turqia që ka fituar çmimin World Press Photo.

Në postimin e tij Eichenwald, duke bërë tag presidentin amerikan Donald Trump, senatorët republikan Lindsey Graham, Marco Rubio dhe politikanë të tjerë amerikanë ka shkruar “Vrasja e fëmijëve, tashmë nuk është më problem për republikanët, kjo është veçori e tyre”.

Gazetari i NYT, Eichenwald, ka shkruar shumë libra të cilat janë në listën e librave më të shitur në SHBA. Disa nga librat e shkrimtarit janë reflektuar edhe nëpër kinematë.

Çmimet World Press Photo jepen çdo vit në kategori të ndryshme në fushën e shtypit dhe fotografisë dokumentare, në profesionin e fotoreporterëve konsiderohet një nga çmimet më prestigjioze në botë./ AA

OPINIONE