Gazetari britanik: Pyeta italianët për Tahirin, tani e kuptoj pse nuk folën

Gazetari britanik i “The Economist”, Tim Judah, vizitoi Shqipërinë rreth një vit më parë për të realizuar një reportazh në lidhje me hashashin. Kjo vizitë u bë në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Së bashku me Tahirin, gazetari shkoi në një operacion policie kundër kultivimit të kanabisit, aktivitet i cili u pasqyrua dhe vetë ministri i asaj kohe.

Judah ka bërë një postim në “Twitter” në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit ku shprehet: “ 18 muaj më parë, kur pyeta italianët për Tahirin, ata refuzuan të flisnin. Tani po bëhet e qartë pse.”

Se bashku me këtë postim ai ka bashkëngjitur edhe lajmin e BalkanInsigh: “Prokurorët kërkojnë arrestimin e ish-ministrit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne