Gazetari gjerman i kundërvihet Ramës: Ke për të marrë një mësim në Londër

Sot gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 video-përgjime që lidheshin me shit-blerjen e votave, dhe në njërën prej tyre ishte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit nuk qëndroi duarkryq, teksa reagoi menjëherë përmes një postimi në Twitter, përmes së cilit i bënte thirrje Prokurorisë që të vijojë intensivisht hetimet.

“Nxis Prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet, për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet, dhe ku dalin prova fajësie para ligjit, nëse ka të tilla. Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë, do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”.

Pikërisht këtë reagim të kreut të qeverisë, gazetari gjerman Peter Tiede e ka komentuar në Facebook, duke deklaruar se Rama duhet të marrë një mësim në Londër, meqë ndodhet aktualisht atje.

“Natyrisht, kreu i qeverisë së Shqipërisë ende nuk ka dëgjuar për drejtësi të pavarur: Tani Rama i kërkon prokurorit që të hetojë. Meqë ai është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, me prokurorët e pavarur dhe gjykatat reale, funksionale”.

 

 

 

 

burimi: /tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne