Gazetari i Bild: Do publikoj të tjera prova

Peter Tiede, gazetari gjerman i “Bild”, që publikoi dje 6 përgjime të reja nga dosja 339/1, ku dëgjohet Astrit Avdylaj me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako flet në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24. Ai tregon se ra në kontakt me materialin e publikuar falë kontakteve që ka pasur në Shqipëri.

“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policisë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore”, – tha Tiede. Ai shtoi ndër të tjera se ka edhe materiale të tjera nga dosja 339/1 dhe se do ti publikojë edhe ato.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne